Marveaux afër Liverpoolit

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 19:07
Mesfushori i Rennes Sylvain Marveaux ka bërë të ditur se është shumë afër marrëveshjes për transferim në Liverpool për sezonin e ardhshëm.
Marveaux do të jetë futbollist i lirë gjatë verës dhe në muajt e fundit spekulohej vazhdimisht me kalim në Anfield Road. Tani duket se Liverpool është afër angazhimit të ish-reprezentuesit U-21 të Francës.
“Jam afër arritjes së marrëveshjes për transferim në Liverpool, në sezonin e ardhshëm”, tha Marveaux për The People.