E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erzeni “tenis” me Tomorin, Sopoti barazim në Korçë

Erzeni thellon më tej krizën e Tomorit, të zhytyr keqazi në vendin e fundit. Edhe punësimi i Ylli Shehut, tri humbje në tri ndeshje nuk mundi të zgjidhë problemet e beratasve. Shijakasit shënuan 3 gola në pjesën e parë (Shera 3', Lala 7'(p), Sallaku 13') dhe dy të tjerë në të dytën. Erzeni i Hysen Dedjes me fitoren 5-0 u ngjit në vendin e dytë në Kategorinë Superiore, duke përfituar edhe nga barazimi pa gola i Besëlidhjes me Lushnjën (0-0). Një barazim të merituar arriti dhe Sopoti në Korcë me Skëndërbeun. Djemtë e Jani Kacit kaluan dy herë në avantazh me anë të Tikos (20') dhe Ymerit (35'), por librazhdasit barazuan me anë të Hajdarit (38') dhe Rustemit (45+1). Në pjesën e dytë me gjithë përpjekjet asnjë ekip nuk mundi të shënojë golin e fitores. Skëndërbeu arriti barazimin e dytë në shtëpi, teksa vazhdon të kryesojë Kategorinë e Parë pa humbje në kuotën e 23 pikëve, katër më shumë se Erzeni (19). Burreli regjistroi një fitore befasuese në Gramsh. Autori i golit të vetëm ishte adaj në minutën e 63-të. Me tripikëshin e marrë në transfertë, Burreli u ngjit në kuotën e 17 pikëve. Të premten Pogradeci fitoi 2-0 ndeshjen me Turbinën, duke realizuar nga një gol në cdo pjesë: Jahaj shënoi në minutën e 20-të dhe Kerthi dyfishoi rezultatin një minutë para përfundimit të takimit në të 89'. Ada humbi Tepelenën.1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bilaj në minutën e 22-të. Laci arriti fitoren e katërt, dhe sot mundi Bilisht Sport me rezultatin e pastër 2-0. Golat u shënuan nga Bllaca (26') dhe Kola (71').

Kategoria e Parë
ERZENI - TOMORI 5-0
Shënues: Shera 3', Lala 7'(p), Sallaku 13',
Gjyqtarë: Ardian Rama, Rezart Zhuli, Emiljano Bicaku
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak
SKËNDERBEU - SOPOTI 2-2
Shënues: Ligor Tiko 20', Ymeri 35'/ Hajdari 38', Rustemi 45'+1
Gjyqtarë: Pjetër Ujka, Gëzim Koka, Bledar Mesi
Stadiumi "Skënderbeu", Korcë
GRAMSHI - BURRELI 0-1
Shënues: Rada 68'
Gjyqtarë: Erion Dobi, Denis Rexha, Ismail Ziraj
Fusha Sportive, Gramsh
BESËLIDHJA – LUSHNJA 0-0
Gjyqtarë: Kreshnik Hakrrama, Dritan Salaj, Erisel Bodeci
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë

3 nëntor 2006:
POGRADECI - TURBINA 2-0
Shënues: Jahaj 20', Kerthi 89'
Gjyqtarë: Servet Bogdani, Genci Maloku, Enea Jorgji
Stadiumi "Gjergji Kycyku", Pogradec
LACI - BILISHTI SPORT 2-0
Shënues: Bllaca 26', Kola 71'
Gjyqtarë: Elvis Sino, Melis Dervishi, Sonil Zeka
Fusha Sportive, Lac
ADA - TEPELENA 0-1
Shënues: Bilaj 22'
Gjyqtarë: Lulëzim Guzja, Ëngjëll Pjetrushi, Glendi Qirici
Stadiumi "Loro Borici", Shkodër

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›