E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti "shkrin si bora" para Tiranes

Me një super-Pejiç dhe dyshen Plaku-Lila, Tirana sfidoi të ftohtin dhe borën e rrallë kryeqytetase për të triumfuar 4-0 ndaj Kastriotit– të mbërritur me vonësë -  në ndeshjen hapëse të javës së 15-të.

Një fitore shumë kuptimplote e rekordmenëve, duke entuziazmuar trajnerin Nevil Dede në tribunë dhe jo në bankinë, por dhe tifozët e pakët, por tepër entuziastë në “Selman Stërmasi”.

Sulmuesi kroat Pero Pejiç është shndërruar në këtë sezon në liderin e Tiranës, dhe tani ish-lojtari i Dinamos është dhe udhëheqësi i golashënuesve, 11 gola, një më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit.

Sulmuesi kroat Pero Pejiç është shndërruar në këtë sezon në liderin e Tiranës, dhe tani ish-lojtari i Dinamos është dhe udhëheqësi i golashënuesve, 11 gola, një më shumë se Daniel Xhafaj i Flamurtarit.

28-vjeçari shënoi një gol të shpejtë në minutën e 9-të me një aksion personal, ndërkohë që në të 37’, me një galopim të jashtëzakonshëm nën reshjet e borës, Pejiç pas një asisti të Plakut dyfishoi shifrat për Tiranën, duke realizuar edhe dopjetën e tij të katërt sezonale, pas atyre kundër Bylisit (Tirana fitoi 2-1), Teutës (2-0) dhe Elbasanit (3-1). Tre golat e tjerë ai i ka shënuar kundër Laçit, Flamurtarit dhe Shkumbinit.

Me një dominim thuajse gjatë gjithë 90 minutave të zhvilluar në një terren të rënduar e të luajtura fillimisht me nje top normal e me pas me një top të kuq, Tirana ishte skuadra e vetme që u pa në fushë pavarësisht përpjekjeve të herëpashershme të miqve nga Kruja.

Për ta kompletuar “pokerin” bardheblu – fitorja më e thellë e Tiranës në këtë sezon – menduan sulmuesi Sebino Plaku (82’) dhe mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila (90’), me këtë të fundit që shfrytëzoi një pakujdesi të portierit të Kastriotit, Halili.

Si Plaku ashtu dhe Lila u ngjitën në kuotën e tre golave sezonalë. Tirana, pas fitores së 7-të sezonale u ngjit në kuotën e 25 pikëve dhe në vendin e tretë, duke lënë pas me një pikë më pak Vllazninë (të dielën luan kundër Skënderbeut në “Loro Boriçi”) dhe Dinamon që do të udhëtojë në “ferrin” e Peqinit në sfidën kundër Shkumbinit.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15

17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

18.12.2010
Teuta-Besa
Bylis-Flamurtari

19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu
Elbasani-Laçi

20.12.2010
Shkumbini-Dinamo

V    Skuadra              N      D+-      P
1     Flamurtari            14     +13     31
2     Skënderbeu         14     +9     28
3     Tirana*             15     +9     25
4     Dinamo            14     +5     24
5     Vllaznia             14     +1     24
6     Teuta                14     +4     21
7     Kastrioti*         15     -6     17
8     Laçi                 14     -2     17
9     Shkumbini            14     -3     17
10     Bylis                14     -10     12
11     Elbasani             14     -9     9
12     Besa                 14     -11     9
* Një ndeshje më shumë

GOLASHËNUESIT

11 gola: Pejiç (Tirana)
10 gola: D. Xhafaj (Flamurtari)
8 gola: Balaj (Dinamo); Bërkiç –1p (Skënderbeu)
7 gola: Çota (Teuta); Vila – 1p (Dinamo)
6 gola: Sinani (Vllaznia); Kuli –1p (Shkumbini)
5 gola: Martinena (Dinamo); Dimo (Bylis); Babiç (Kastrioti); Dalipi -1p (Elbasani)
4 gola: Selimi –2p, Mile (Laçi); Soza, Joliç (Skënderbeu); Cikalleshi –1p, Mihani –1p (Besa); Sadiku (Elbasani), F.Xhafa (Bylis)
3 gola: Grizha, Gërboviç (Shkumbini); Ahmataj (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana)
2 gola: Shkëmbi –1p (Skënderbeu), Biskup (Skënderbeu); Veliaj, Nora (Shkumbini); Progni, Sakaj –2p, Bajevski (Flamurtari); A.Lila –1p, Plaku (Tirana); Jovanoviç 1p, Vajushi (Vllanzia); Guy, Popoviç (Bylis); Alikaj, Alvizh (Kastrioti); Frashëri (Teuta)
1 gol: Ristevski, Gava, Lloga, Radoviç (Elbasani); Malindi, Muka, Osmani, Zizoviç, Tusha, Morina, S.Lilaj (Tirana); Rajoviç, Shtubina, Nallbani, Gocaj (Vllaznia); Gega, Egbo –1p, Bega (Bylis); Dervishi, Shenaj (Shkumbini), Djarmati, Jushi, Tepshi, Muçollari, Shameti, Turdiu –1p, Leci (Kastrioti); Roshi, Shehaj, Lena, Liçaj, Devolli (Flamurtari); Vishaj (Skënderbeu); Çavriç, Hysa, Vuçaj, Kaja, Shazivari, Marashi (Laçi); A.Hoxha, Sheta (Teuta), Malarkane, Allmuça, Sefa, Muzaka (Dinamo)
Autogola: Ramazani (Elbasani, në favor të Bylisit); Ristovski (Skënderbeu, në favor të Elbasanit); Sakaj (Flamurtari, në favor të Elbasanit); Jakupi (Besa, në favor të Skënderbeut), Lako (Skënderbeu, në favor të Teutës).

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 17 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›