Kastrioti vazhdon progresin ne Superiore
Kastrioti fitoi me rezultatin e thelle 4-1 ndaj Shkumbinit te Peqinit, duke iu shmangur edhe me tej zones se ftohte, per te diskutuar renien ne nje kategori me poshte. Me nje buxhet me te kufizuar, ne krahasim me ekipet e Vllznise dhe te Flamurtarit apo Skenderbeut, Kastrioti vazhdon qe te suprizoje me paraqitjen e tij, duke shenuar rezultate pozitive. Ndaj nje rivali te drejtperdrejte, Kastrioti fitoi lehtesisht me Shkumbinin e Peqinit ne javen e fundit. Drejtuesit e Kastriotit kane ndertuar nje skuader simpatike, e cila me paraqitjen e deritanishme ka qene padyshim surpriza e ketij sezoni.