Kastro: Socializmi nuk do të vdesë për "pajtimin" me SHBA
Presidenti i Kubës, Raul Kastro, deklaroi se është më se i gatshëm të nisë dialogun me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jo të ndryshojë sistemin komunist të ishullit, si kusht kryesor për paqen. Në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Kombëtare Kubane, Kastro kritikoi sekretaren amerikane të
Shtetit, Hilari Klinton, se kishte përsëritur në mënyrë të vazhdueshme se Uashingtoni pret nga Havana që të bëjë ndryshime në shkëmbim të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, pavarësisht se sipas tij administrata e Obamës është treguar më pak agresive kundrejt Kubës sesa paraardhësit e tjerë të Presidentit. "Duhet të them, me gjithë respektin që kam për zonjën Klinton se ...ata nuk më zgjodhën mua si presidenti i këtij vendit të kthej kapitalizmin në Kubë dhe as t‘i jap fund revolucionit", tha Raul që zuri vendin e Fidel Kastros në postin e Presidentit të vendit rreth një vit më parë. "U zgjodha në këtë post për të mbrojtur, mbajtur dhe vazhduar socializmin, jo për ta shkatërruar atë", shtoi më tej ai. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha dhe ovacione nga anëtarët e asamblesë, shumica e të cilëve janë anëtarë të Partisë Komuniste. "Ne jemi gati të flasim për gjithçka, por jo për të negociuar mbi sistemin tonë social e politik", tha më tej Kastro. Pas ardhjes në pushtet, Obama pati deklaruar se dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Kubën dhe të heqë embargon 47-vjeçare duke i lejuar kubano-amerikanët të udhëtojnë dhe dërgojnë para lirisht në ishullin që gjendet rreth 90 milje larg, nga Key West në Florida. Administrata e tij ka hapur bisedimet për emigracionin me qeverinë e vendit komunist, bisedime që ishin pezulluar që nga viti 2003 nga paraardhësi i tij, Xhorxh Bush. Njëherësh po kryhen marrëveshjet e nevojshme për të krijuar sistem të drejtpërdrejtë postar mes dy shteteve. Edhe pse përpjekjet e Presidentit për t‘u "pajtuar" me Kubën duket se po japin frytet e para, kohët e fundit Obama dhe Klinton deklaruan se zhvillimet e mëtejshme me ishullin e vogël komunist do të vareshin nga progresit e Kubës në fushën e të drejtave të njeriut dhe të burgosurve politikë. "Është e vërtetë se ka pasur një ulje të agresionit dhe retorikës anti-kubaneze këto kohët e fundit", tha Raul. Por, ai bëri me dije se embargoja vazhdon të qëndrojë ende në fuqi dhe se heqja e kufizimeve për kubano-amerikanët nuk ka nisur ende të zbatohet. Deklarata e Obamës në fillim se po përgatiste terrenin që administrata e tij të nisë bashkëpunimin me Kubën për shumë çështje ku përfshihen të drejtat e njeriut, liria e fjalës dhe reformat demokratike, te droga, emigracioni e problemet ekonomike, mendohet si çelësi për t‘i zhvendosur marrëdhëniet SHBA-Kubë në një drejtim të ri.
Duhet të them, me gjithë respektin që kam për zonjën Klinton, se ata nuk më zgjodhën mua si Presidenti i vendit të kthej kapitalizmin në Kubë dhe as t‘i jap fund revolucionit
"U zgjodha në këtë post për të mbrojtur, mbajtur dhe vazhduar socializmin, jo për ta shkatërruar atë", shtoi më tej ai. Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha dhe ovacione