E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja pretendente për të përfaqësuar Zvicrën

Bernë, 20 Tetor, 15:30, NOA - Sot, thuajse në të gjitha mediat e shkruara zvicerane, është dhënë lajmi, se bashkëkombësja jonë Arjeta Zhuta, do të jetë kandidate potenciale për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion.

Më 16 maj 2009 në Rusi, sipas të gjitha gjasave Arjeta do të jetë në këtë eveniment të rëndësishëm dhe të mirënjohur.

Ajo do të jetë ambasadore e vërtetë e muzikës dhe e para shqiptare që do ta përfaqësojë këtë mik të kombit tonë Zvicrën në Eurovizion, ku gjasat janë të mëdha për Arjeta Zhuta.

Mediet zvicerane, gjithashtu e kanë paraparë, se Arjeta mundet ti ketë nga 12 pikë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, sepse njihet shumë mirë nga këto shtete, prandaj e shohin ikonë të fitores së Eurovizionit.

INA/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›