Tiranë, bashkia vendos linjë të re transporti
Ndryshime dhe shtim të 5 stacioneve për itinerarin Parku i madh Kombëtar – Qendër
Lorina Mixha
Brenda një kohe të shkurtër në kryeqytet do të funksionojë një linjë e re transporti. Një projektvendim i bashkisë së kryeqytetit pritet të miratohet në mbledhjen e parë që do të bëjë Këshilli Bashkiak Tiranë. Përgatitjet për vendosjen e kësaj linje do të kishin filluar, por mbledhja e këshillit bashkiak që u anulua të enjten e kësaj jave, sjell dhe shtyrjen e një vendimi të tillë. Konkretisht dy projektvendime të Bashkisë së Tiranës propozojnë ngritjen e një linje të re dhe ndryshim të itinerarit dhe stacioneve për linjën Parku i Madh Kombëtar – Qendër.
Bashkia propozon ndryshimin e emërtimit Linja nr.10 Parku i Madh Kombëtar Qendër, në Linja Nr.10 Qendër Kopshti Zoologjik (pranë parkut te Liqeni Artificial) Qendër.
Po ashtu Drejtoria e Transportit dhe Lëvizshmërisë paraqet relacionin për shtimin e një linje për transport qytetës me emërtimin Linja 14 Qendër Qendra Kristal Qendër.
Linja 14
Kjo linjë e re do të njihet si itinerari Qendër qendra Kristal Qendër.
Në periudhën prill tetor, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Në periudhën nëntor mars, orari shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00
Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00. Stacioni i fillimit: Qendër, në afërsi të Bankës së Shqipërisë stacioni fundit: qendra Kristal.
Kushtet që duhet të plotësojë secili autobus i linjës janë përcaktuar në projektvendim. Për automjetet e reja nuk është kusht që duhet të jenë të prodhuara vetëm në vendet e Bashkimit Europian. 100% e mjeteve të inventarit do të jenë të pajisura me kondicionim. Estetika e jashtme e mjeteve do të jetë 100%. Estetika e brendshme e mjeteve do të jetë 100%. Kriter tjetër është që 100% e totalit të inventarit të mjeteve, do të jenë të pajisura me mjete të veçanta për invalidët.
Linja 10
Ndryshime do të pësojë edhe linja e njohur Parku i madh Kombëtar – Qendër. Duke filluar nga emërtimi, nuk do të jetë më Parku i Madh Kombëtar Qendër, por në Linja Nr. 10 Qendër Kopshti Zoologjik (pranë parkut te Liqeni Artificial) Qendër.
Kështu, nga linjë me 9 stacione i shtohen edhe 5 stacione duke u bërë me 14 stacione. Në periudhën prill tetor, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05:00 deri në orën 23:00. Në periudhën nëntor mars, orari shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00. Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00 stacioni i fillimit qendër, në afërsi të Bankës së Shqipërisë në ora 5:30
Stacioni fundit Kopshti Zoologjik.
Nëntor mars, orari i shërbimit do të jetë nga ora 05.30 deri në orën 23.00
Në ditë të diel dhe festa zyrtare, orari shërbimit do të jetë nga ora 06.00 deri në orën 22.00
Linja 10
Stacionet e ndalimit të autobusit do të jenë:
Stacioni Nr. 1 Qendër (Banka e Shqipërisë).
Stacioni Nr. 2 Kryqëzimi i rrugës Ibrahim Rugova me bulevardin Gjergj Fishta.
Stacioni Nr. 3 Kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me rrugën Brigada VIII.
Stacioni Nr. 4 Kryqëzimi i rrugës Sami Frashëri me rrugën Nikolla Tupe.
Stacioni Nr. 5 Në rrugën Sami Frashëri, te Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Stacioni Nr. 6 Në rrugën Kristo Luarasi, te pishinat.
Stacioni Nr. 7 Te Kopshti Zoologjik.
Në kthim:
Stacioni Nr. 8 Në rrugën Kristo Luarasi, te pishinat.
Stacioni Nr. 9 Në rrugën Sami Frashëri, te Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
Stacioni Nr.10 Në rrugën Sami Frashëri, në afërsi të sheshit Wilson .
Stacioni Nr.11 Në rrugën Sami Frashëri, përballë piceri Juvenilja.
Stacioni Nr.12 Në bulevardin Bajram Curri në krah të kinema Agimit.
Stacioni Nr.13 Në bulevardin Dëshmorët e Kombit në krah të hotel Dajti.
Stacioni Nr.14 Te hotel Tirana International (15-katëshi).
Linja 14
Stacionet e ndalimit
Stacionet e ndalimit të autobusit për linjën do të jenë:
Stacioni Nr. 1 Qendër (Banka e Shqipërisë).
Stacioni Nr. 2 Kryqëzimi i rrugës Ibrahim Rugova me bulevardin Gjergj Fishta.
Stacioni Nr.3 Në rrugën Sami Frashëri, përballë piceri Juvenilja.
Stacioni Nr. 4 Te sheshi Wilson.
Stacioni Nr.5 Në rrugën Medar Shtylla, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Sulejman
Delvina.
Stacioni Nr.6 Në rrugën Medar Shtylla, përballë UNYT.
Stacioni Nr.7 Te qendra Kristal.
Në kthim:
Stacioni Nr.8 Në rrugën Medar Shtylla, përballë UNYT.
Stacioni Nr.9 Kryqëzimi i rrugës Medar Shtylla me rrugën Skënder Luarasi.
Stacioni Nr.10 Në rrugën Komuna e Parisit.
Stacioni Nr.11 Në bulevardin Bajram Curri, përballë ish-ekspozitës Shqipëria Sot.
Stacioni Nr.12 Në rrugën Myslym Shyri, pranë Drejtorisë së Policisë.
Stacioni Nr.13 Në rrugën Myslym Shyri, te Lulishtja Parku Rinia.
Stacioni Nr.14 Te hotel Tirana International (15-ktëshi)
Tiranë, bashkia vendos linjë të re transporti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip