E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd është favorit

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 16:00

Mesfushori i Barcelonës, Xavi ka theksuar se Manchester United duhet të konsiderohet favorit për finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley.

Gjiganti katalan takohet me Djajtë e Kuq në Londër më 28 maj në përsëritje të finales nga viti 2009, kur ekipi i Pep Guardiolas fitoi 2-0.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos për në Real Madrid shumëkush pret që Barcelona të fitojë sërish, por Xavi favorizon liderin e Premierligës.

“Manchester United është favorit. Ata janë ekip i mirë që pëlqen të luajë futboll dhe kjo ndoshta është mirë për ne”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›