Lakers në gjumë

Los Angeles Lakers duket se janë duke fjetur. Kobe Bryant dhe shokët e pësuan humbjen e dytë nga Dallasi, në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Mavericks luajtën me personalitet të madh, duke e shfrytëzuar në maksimum bankinën dhe natën negative të vendësve për t’u kthyer në Teksas me avantazh prej 2-0 me ndeshje.
Lakers do të kenë punë të vështirë që ta kthejnë këtë disavantazh jashtë shtëpisë së tyre, por kampionëve aktualë nuk u dihet kurrë. Kurse Chicago pa ndonjë problem e barazoi serinë e ndeshjeve në 1-1 ndaj Atlantas në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Derrick Rose nga Bulls ka qenë i pandalshëm, duke realizuar 25 pikë. Fundori i Chicagos njëkohësisht u zgjodh edhe MVP i sezonit në NBA.
Chicago-Atlanta 86-73 (1-1)
Chicago: Rose 25
Atlanta: Teaque 21
L.A. Lakers-Dallas 81-93 (0-2)
Los Angeles Lakers: Bryant 23
Dallas: Nowitzki 24