Real Madrid kërkon Fabregasin

Nga Express më 05 maj 2011 në ora 15:56
Real Madrid është i gatshëm të ofrojë 35 milionë funte për kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Sipas tabloidit anglez The Sun, presidenti i gjigantit madrilen Florentino Perez planifikon të paraqesë ofertë për transferimin e Fabregasit në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës.
24 vjeçari për një kohë të gjatë është spekuluar me transferim te klubi i tij i fëmijërisë Barcelona, por ofertat e gjigantit katalan u refuzuan nga Arsenali.
Mirëpo, Barcelona pritet të bëjë përpjekje të reja për angazhimin e yllit spanjoll.