Euro 2008/ Shqipëria prezantohet nga Austria me "Turpi i Tiranës" si simbol

Nga Altin Manallari
Sport1, një nga faqet prestigjioze sportive në Austri, do të prezantojë deri në EURO 2008 cdo javë nga një Kombëtare, të cilat mund të jenë miq të organizatorëve të kompeticionit më të madh futbollistik të kontinentit të vjetër (Austrisë dhe Zvicrës) në 2008-ën. Përkrah një historie për secilin vend botohen data dhe fakte historike, personat më të rëndësishëm të emëruar në Federatë dhe statistika të tjera interesante. Dhe një gjë të tillë e ka nisur me Shqipërinë, sipas gërmave të alfabetit. Por thelbi i këtij prezantimi për historinë e kuqezinjve ka të bëjë me një fakt: "Turpin e Tiranës" si simbol, ashtu sikurse konsiderohet nga austriaket dështimi i Gjermanisë në 1967 në vendi e shqiponjave, por edhe kapitullimi i Greqisë Kampiones së sapo shpallur të Europës në 2004-n Prezantohet Shqipëria Vjenë / "This is not Portugal" (Këtu nuk është Portugali) lexonte në një pankartë në stadiumin "Qemal Stafa më 4 shtator të 2004-ës. Ajo i dedikohej grekëve, të cilët kanë qenë të detyruar të pranojnë humbjen e parë menjëherë pas fitimit të titullin Kampion të Europës në gadishullin Iberik. Rehagel e kupton pas ndeshjes Në fund të 90 minutave të kësaj ndeshje, trajneri i grekëve Oto Rehagel së bashku me lojtarët e tij ishte i qartë, se cfarë do të thoshte ajo pankartë e varur në stadium gjatë gjithë ndeshjes. Të sapo shpallurit Kampionë të Europës humbën pa shumë bujë dhe pa shumë zhurmë në Tirana me rezultatin 2-1 dhe pikërisht kjo humbje do të ishte një nga shkaqet themelore për eliminimin e tyre nga pjesëmarrja në Botërorin 2006. "Turpi i Tiranës", si simbol Sigurisht që në Shqipëri nuk janë befasuar vetëm grekët. Europiano jugorët u kanë krijuar shumë vështirësi në "kështjellën" e tyre shumë favoritë të grupeve në të cilat kanë bërë pjesë. Këtu vlen të përmendet edhe ndeshja kundër Gjermanisë më 1967-ën, ku bëhet fjalë për suksesin e madh të shqiptarëve. Këtu nuk bëhet fjalë për një fitore të tyre, por për një barazim 0-0, i cili konsiderohet sukses përballë një superfuqie futbolli si Gjermania. "Shock" kulturor për Netzer Megjithatë barazimi pagola është futur tashmë në librat historikë të të dy federatave përkatëse. "Turpi i Tiranës" ka mbetur akoma në mendjen e gjermanëve si një dështim i madh. Ish-ylli i "Mannschafft"-it (skuadrës kombëtare të Gjermanisë) ka folur për një "shock" kulturor pas largimit nga Shqipëria komuniste "Me zorr kishim për të ngrënin" "Kushtet e atjeshme, të cilat reklamohen edhe sot, në atë kohë ishin akoma edhe më të këqija. Fjalën fushë futboll unë nuk dëshiroj ta përdor. Ajo thjeshtë nuk ekzistonte". "Në Tiranë kishte një hotel të vetëm, ne me zorr kishim dicka për të ngrënë", - tregon ish-ylli i atëhershëm i Gladbachut disa vite më vonë. Ishte i pamjaftueshëm fakti që Gjermania kishte një ndeshje kudër një "Xhuxhi" (vendi të vogël), të cilët ishin të shumtë. Edhe kualifikimi për në Europianin 1968 u kishte ikur nga duart. Edhe sot e kësaj dite mbahet mend që Kombëtarja e Gjermanisë ka munguar vetëm në një Kampionat Europian, pikërisht. Nën Baricin nuk po ecën Kultura e të fortit në shtëpi është si një gjë natyrale e vendeve të Ballkanit. Që nga viti 2000 skuadra si Finlanda, Suedia, Irlanda, Rusia dhe Zvicra nuk kanë mundur të fitojnë atje. Por kohët e fundit Shqiptarët sikur janë dobësuar pak. Oto Baric, i cili është pasuesi i gjermanit Hans-Peter Briegel, ka mbetur pa asnjë fitore pas ndeshjeve të para në grupin ku Shqipëria bën pjesë. Marrë nga "sport1.at" DATA dhe FAKTE * Vendi: Shqipëria * Kryeqyteti: Tirana * Gjuha: shqip * Sipërfaqja: 28.748 km² * Banorët: 3.563.112 (qershor 2005) Datat e Federatës: * Federata Shqiptare e Futbollit * themeluar më: 6. qershor 1930 * Anëtar i FIFA-s që në 1932 * Anëtar i UEFA-s që në 1954 * President: Armand Duka * Sekretar i përgjithshëm: Roland Mici * Trajner i Kombëtares: Otto Baric * Lojtari rekord: Foto Strakosha (73 ndeshje) * Golashënuesi rekord: Alban Bushi (14 gola) * Bilanci kundër Austrisë: 0 fitore, 0 barazime, 6 humbje (golavarazhi 1:17) * Pjesëmarrje në Botëror: asnjë * Pjesëmarrje në Europian: asnjë Skuadra: * Skuadra: 53 * Futbollistë të regjistruar: 7296 * Kampion rekord: SK Tirana (22 Tituj) * Kupa rekord: Partizan (15 Trofe) * Skuadra e parë: Vllaznia (themeluar në 1919)