Talentet shqiptare: Përbuzen brenda, shkëlqejnë jashtë

Nga Dash Frashëri
Kur lexon në mediat e huaja vlerësimet joshëse për lojën e talentit 18-vjecar Jahmir Hyka, ish-lojtarit të Rozenborg (Norvegji) dhe tashmë në forcë te Olimpiakos në Greqi, gjëja e parë që duhet të na "vrasë" është fakti, se si është e mundur që tiranasi Hyka, nuk mundi dy vite më parë të bindë drejtuesit e klubit të dytë në Shqipëri, për tituj kampionë, Dinamon. Para tri sezonesh, Migen Memelli, korcari që luan me shumë sukses në radhët e nënkampiones së Norvegjisë, SK Bran Bergen, iu vetëofrua Partizanit, fituese e 15 kampionateve dhe 15 kupave të Shqipërisë, por dhe aty shërbimet e sulmuesit i kërkuan në një vlerë qesharake. Sebino Plaku, golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit shqiptar, pas emrave të tillë si Vioresin Sinani (golashënuesi më i mirë i sezonit 2003-2004, me 36) dhe Hamdi Salihi (golashënuesi më i mirë i sezonit 2005-2006, me 29 gola), në prag të fillimit tentoi të vishej i kuq. Politika të caktuara nga klubi i Albert Xhanit, e refuzuan në mënyrë kategorike praninë e tij nën urdhrat e trajnerit Neptun Bajko. Po të bësh një krahasim (ndoshta jo i goditur), sheh se 20-vjecari Plaku me 9 golat e tij të një ekip i "varfër" si Apolonia, ka vënë poshtë kapitenin e Partizanit, Dorian Bylykbashi (1 gol gjatë këtij sezoni) njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2004-2005 (24 gola). Sebino Plaku shënoi 3 gola në fitoren 7-2 të miqësores të Kombëtares me një formacion të Antaliaspor, skuadër turke e kategorise maksimale. Migen Memelli ishte një tjetër autor, ndërsa Jahmir Hyka me aftësitë e tij të jashtëzakonshme befasoi 75-vjecarin Baric, një nga legjendat e futbollit austriak dhe kroat. SCOUTING SYSTEM - Ky togfjaësh anglisht të krijon përshtypjen se ka të bëjë me kode kompjuterike. Por, për futbollin kanë të bëjnë me gjakun e ri në futboll. Sistemi i zbulimit të vlerave të futbollistëve tanë, ai që në botë njihet si "scounting department", duket se në Shqipëri ende nuk funksionon në raporte efikase. Shumë pak emra të rinjsh pranohen nga klubet e elitës shqiptare, ndërkohë që shumica e tyre, ata që mbushin fillimisht me shpresë radhët ekipeve të kampionateve të moshave U-15, U-17 dhe U-19 e kuptojnë parakohe se nuk duhet të vazhdojnë të merren me futboll. Askush nuk hap një portë për ta. Këmbëngulet shumë në investimin për moshat, si një nga mundësitë e vetme që mund t'i japë tone të celëta të ardhmes së futbollit të zbehtë shqiptar. Por, përsa kohë presidentët e klubeve do të kenë parësore politikat (dhe jo politikat) financiare në raport me vlerat e talenteve që kërkojnë të maturohen, padyshim që shumë prej tyre do t'i shohim si shikues në tribuna stadiumesh dhe jo si aktorë në fushën e futbollit. Partizani, pjesëmarrës në Kupën Interototo të vitit 2002, pas kalimit të turit të parë me një formacion të dorës së dytë të skuadrës izraelite Makabi Netanjahu (një skemë që e përdori edhe para dy ditësh Antaliaspor në humbjen 2-7 me Kombëtaren tonë), humbi një nga mundësitë më të mëdha të tij. Nësë klubi i kuq do të kalonte në turin e dytë, skuadrën moldave "Dacia Kisinau" (me vetëm 3 vjet histori, në atë kohë) do të përballej në raundin e tretë eliminator me gjermanët e Schalke 04. Në të dyja takimet, si në Kishinau (ku Partizani humbi 2-0) dhe në Tiranë (një tjetër humbje 0-3) klubi i famshëm gjerman dërgoi një nga zbuluesit e tij. Si mikpritës dhe shoqërues i tij gjatë qëndrimit në Shqipëri, por edhe me ndonjë këshillë nga lart, krejt "rastësisht" i kërkova të dija nga ndihmësi i Andi Mëlerit, se nëse i kishte bërë ndonjë "dem i kuq" përshtypje. "Po, por Schalke kërkon futbollistë me treguesë të tjerë". Para pesë vjet e gjysmë (korrik 2001), skuadra e Partizanit kreu fazën përgatitore verore në qytetin gjerman të Esenit. Një "Trainingslager" i parë nga një klub shqiptar. Autori i këtij shkrimi, ishte në rolin e një shoqëruesi të skuadrës dhe përkthyesit. Në kontaktet me një nga drejtuesit e sportit të Bashkisë së qytetit të gjashtë më të madh gjerman, Dirk Helmig, një ish-futbollist i Bundesliga 1 (Bochum) dhe shumë ekipeve të Bundesliga 2, mik i afërt i manaxherit aktual të Kombëtares gjermane, Oliver Bierhof (fillimet e të cilit si futbollist janë te Rot Weiss Essen) është sot drejtuesi një prej akademive (Ballkontakt) më të njohura në landet e Gjermaninë së Veriut. Helmig, i kërkuar edhe nga presidenti i Partizanit, Albert Xhani (një ftesë rutinë) shprehej jo me pak dëshpërim se futbolli gjerman po vuante nga mungesa e talenteve. Yjet e rinj të Gjermanisë: Lukas Podolski, Filip Lahm apo Bastian Schveinshtejger atëherë ishin 16-17 vjecarë dhe për Helmig, ata ishin një thesar që duheshin trajtuar me dashurinë më të madhe. Në shtatë ndeshje miqësoret e zhvilluara spikati fuqishmëria e "sturmer" Edmond Kapllani, ku realizoi gola që sot cmendin tifozët e Karlsruhes. Lojtari u largua me jo pak përbuzje nga Partizani te Besa (madje presidenti Bizhdili pagoi edhe një shumë). Hans Peter Briegel e rizbuloi dhe ia bëri "dhuratë" Karlsruhes, për t'u bërë sot një nga golashënuesit më të mirë të Bundesliga 2. VAJTJE-ARDHJE - Gjergj Muzaka, mesfushori sulmues i Partizanit, formimin e tij fillestar si futbollist e ka nisur në "Qëndrën e Formimit" të një prej klubeve më të mëdha në Francë: Paris Sën Zhermen, aty ku është formuar edhe Lorik Cana, një nga lojtarët më modernë dhe më të dobishëm të Kombëtares shqiptare. I rikthyer në Shqipëri në moshën 17-vjecare, Muzaka u trajtua nga klubi i Partizanit si e ardhmja e tij. Shumë tregues të Muzakës, dhe sidomos shpejtësia e tij ka befasuar dhjetë trajnerët që kanë drejtuar Partizanin në epokën Xhani. Muzaka ishte i pari në listën e "transferimeve" të klubit të kuq. Me ndihmën e një manaxheri grek, Jorgos Kazanis, Muzaka u testua dy herë te Ajaksi i Amsterdamit, një nga akademitë më prestigjioze në Botë, ku një nga drejtuesit e Departamentit të Zbulimit të Talenteve, në atë kohë ishte ish-trajneri i "portokallinjve", Leo Benhakker i asistuar nga trajneri i sotëm i Kombëtares holandeze, Marko Van Basten. Përgjigjia nga drejtuesit e klubit që cuditi botën e viteve '70-75, ishte e qartë. "Futbollisti shqiptar Gjergj Muzaka me shpejtësinë e tij mund të ndihmojë ekipin, por klubi (Ajaksi) në politikën e tij nuk mund të investojë shuma të konsiderueshme në lojtarë që kanë mungesa në formimin e tyre taktik". Një përgjigje e shoqëruar edhe me rezultatet e 100 testeve që djaloshi Muzaka u ishte nënshtruar me dhe pa sukses në Holandë. Muzaka më pas u testua te Venecia (Seria B, Itali), Legia Varshavë (Liga 1, Poloni) dhe më në fund arriti të rekrutohej në radhët e Iraklisit (Superliga, Greqi), por ende edhe për arsye që nuk lidhen edhe me aftësitë e tij si futbollist ai ndodhet te Partizani.Një nga talentet e spikatura te Partizani, Elis Bakaj, lojtari shqiptar ndoshta më moshë më të vogël, që ka debutuar në një ndeshje ndërkombëtar: 15 vjec e 10 muaj, Kupa Intertoto: Partizani-Makabi Netanjahu, Izrael (Bakaj ka lindur në qershor 1987), ishte edhe autori i dy golave në fitoren e Shqipërisë U-21 me Turqinë (0-2, 17 janar 2007). Në vitin 2002, një grup menaxherësh italianë të njërës prej agjencive më të mëdha pasi panë disa videokaseta të Bakaj e vlerësuan si një "Zamaroni i ri", madje lidhën edhe një paramarrëveshje me lojtarin dhe klubin e Partizanit, firmat e së cilës tashmë nuk vlejnë më. Gjatë merkatos së verës së kaluar, ai u testua te PAS Janina (Kategoria e Dytë, Greqi), nënshkroi një kontratë, u prezantua zyrtarisht, por fillimi i sezonit 2006-2007 e rigjeti sërish te Partizani, por si opsion i dytë i ish-teknikut të Kombëtares, Neptun Bajko. FILOZOFIA EUROPIANE - Në grumullimin e Kombëtares "B" (apo dhe "C") Antalia ndodhen edhe disa lojtarë shqiptare me origjinë nga Kosova. Por, nëse drejtuesit e Bran Bergen (Norvegji), FC Kalmar (Suedi), Karlsruhe II (Gjermani), NK Osijek (Kroaci), i lejuan respektivisht Migen Memellin, Shpëtim Hasanin, Leutrim Neziraj apo Anton Dedaj, me thelbin e filozofisë së tyre kanë dashur të motivojnë lojtarët e tyre, për të prodhuar më shumë në kampionatet ku kontribuojnë, pasi e kanë të qartë se në ëndërrën e tyre KOMBËTARJA ka përmasat më të mëdha për një futbollist.