E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katanec, pasardhës i Baricit?

Srëcko Katanec besohet se do të jetë pasardhësi i Oto Baricit, nëse kroati nuk do të arrinte të rinovonte kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Slloveni Katanec, i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Maqedonisë është në listën me pak emra, që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka hartuar në rast se nuk do gjejë gjuhën e përbashkët me trajnerin aktual të Shqipërisë.
Lajmin për një preferencë të hapur të Dukës ndaj Katanecit, që drejtoi Maqedoninë në fitoren 1-0 me Shqipërinë në miqësoren e Shkodrës e jep gazeta sportive "Metropol Sport".
Katanec nënshkroi një kontratë dy vjecare me Federatën Maqedonase të Futbollit për një vlerë prej 120 mijë eurosh (Baric për të njëjtën periudhë përfiton 300 mijë euro).
44-vjecari Katanec është duke bërë një punë të pëlqyeshme me përfaqësuesen e Maqedonisë edhe e pse në jo pak raste e ka shprehur hapur mospëlqimin e tij daj futbollistëve shqiptarë që luajnë në Maqedoni.
I vetmi lojtar shqiptar i përzgjedhur prej tij ka qenë gjithmonë Artim Pollozhani. Katanec ka drejtuar më parë ekipin e Sllovenisë në finalet e Europianit të vitit 2000 dhe Botërorit të vitit 2002.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›