“Katania”, jehona që bie në vesh të shurdhër në Shqipëri

Nga Algen Vrapi
Ngjarjet dhe incidentet e vërtetuara së fundi i kanë kujtuar botës së futbollit, pa asnjë mëdyshje, brishtësinë përsa i përket sigurisë dhe vëzhgimit brenda dhe jashtë stadiumeve. Në një seminar të posacëm për këtë temë mbajtur në Nion të Zvicrës, drejtori i federatave kombëtare, Jakob Erel, deklaroi ndër të tjera: "Kurrë nuk duhet konsideruar si një punë e kryer. Sic e kemi parë javët e fundit, futbolli është një sport shumë i brishtë. Duhet të jemi të gatshëm për më të mirën, por duhet të jemi të përgatitur edhe për të keqen. Asnjëherë nuk duhet thënë kurrë". Nga ana e tij, presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Mishel Platini u shpreh: "Futbolli është një lojë e shkëlqyer, një thesar, por është domosdoshmëri garantimi i sigurisë në stadiume". Kemi patur fatin të mos ndodhë në stadiumet shqiptare ngjarje si të Hejselit (Bruksel) e Bradfordit (Angli) më 1985 dhe të Hillsboros, po në Angli më 1989. Por dhuna në stadiumet shqiptare nuk ka qenë dhe nuk është një fenomen i huaj. Ka ndodhur ndaj gjyqtarëve, futbollistëve, zyrtarëve të futbollit, madje edhe ndërmjet tifozerive, apo tifozëve e lojtarëve. Ka qenë në përmasa të vogla? Mjaft sa që dikush apo disa të mos kthehen buzëqeshur nga stadiumi në shtëpi, por të përfundojnë në ambulanca apo spitale. Në vijim të këtyre ngjarjeve janë dënuar fusha apo individë, por gjithnjë është më mirë t'u paraprihet këtyre fenomeneve, të goditen qysh në shfaqjet e para, sesa ta quajmë punën të kryer me dënime. Dhuna në futboll ka një ndikim negativ edhe në besueshmërinë e atyre që e administrojnë këtë sport dhe përfaqësuesve të tyre. Gjithsesi, duhet patur parasysh brishtësia e futbollit në këtë aspekt. Mjafton edhe një fërshëllimë e gabuar, ose në dukje të parë e tillë e gjyqtarit, mjafton edhe një provokim i një tifozerie ndaj tjetrës, që një shfaqjeje futbolli t'i humbasë përfundimisht shkëlqimi.