Durrësi, arena e Kupës së Shqipërisë në volejboll

Albania-Sport - Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra është veprimtaria tjetër e sportit të rrjetës që do të zhvillohet në Durrës. Pas organizimit të Kupës se Shqipërisë në volejboll për meshkuj, që ka nisur të mërkurën në qytetin bregdetar, javën e ardhshme do të nisë veprimtaria e femrave.
Nexhmije Kotrri, shefe e Klubit Shumësportësh "Teuta", tha se në këtë veprimtari, që do të zhvillohet nga 21-23 shkurt në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit bregdetar, do të marrin pjese skuadrat kryeqytetase të Tiranës, Dinamo dhe UMB Volej, të cilat se bashku me Teutën vendase, janë ekipet që zënë katër vendet e para në përfundim të fazës së parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra në sezonin 2006-2007.
Kotrri tha se klubi Teuta, përvec kushteve shumë të mira për zhvillimin e veprimtarisë, ka marre përsipër edhe pagesat e shpërblimit dhe akomodimit të grupit prej 8 gjyqtarësh. Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
21 shkurt:
Tirana - Dinamo ora 15.00
Teuta - UMB Volej ora 17.00
22 shkurt:
UMB Volej - Dinamo ora 15.00
Teuta - Dinamo ora 17.00
23 shkurt:
Tirana - UMB Volej ora 15.00
Dinamo - Teuta ora 17.00