E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muça: Kupa mbetet objekti i rëndësishëm për Tiranën

Albania-Sport - Në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ekipi i Tiranës, i drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muca, është mundur me rezultatin 2-1 nga skuadra e Teutës, e drejtuar nga Sulejman Starova. "Nuk jam i kënaqur as me lojën dhe as me rezultatin, e filluam mirë lojën por toleruam shumë, krijuam shumë hapësia që skuadra e Teutës i shfrytëzoi", - tha sot trajneri i bardhebluve, Muca.
Ndërkohë, theksoi ai, futbollistët shfaqën edhe shenja lodhjeje nga ndeshja e fundjavës ndaj Luftëtarit, por kryesorja është që nuk u impenjuan si duhet dhe Teuta e meritoi fitoren. "Ne, - tha ai, - do të mundohemi të japim maksimumin në ndeshjen e kthimit që do ta luajmë në fushën tonë. Kupa është një objektiv i rëndësishëm për skuadrën dhe do të luftojmë për të."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›