Jupi: Kemi bërë një hap, por s’jemi kualifikuar ende

Albania-Sport - Ndeshja e parë cerekfinale për Kupën e Shqipërisë e zhvilluar dje në stadiumin "Besa" të Kavajës, midis skuadrës vendase dhe Dinamos, ka përfunduar me fitoren e bluve 2-1. Trajneri-lojtar, Redi Jupi, u shpreh sot se "ishte merita jonë që fituam ndeshjen dhe jo dobësia e kundërshtarit dhe rezultati që morëm është mjaf i rëndësishëm për ne".
"Duhet të vlerësoj lojën e ekipit tim që ndryshe nga ndeshja me Vllazninë zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në të gjitha drejtimet, sidomos në planin taktik. Lojtarët e interpretuan lojën shumë mirë, shënuan që në fillim të ndeshjes dhe paten shumë besim në vetvete", - theksoi Jupi. "Por, - tha ai, - nuk duhet ta konsiderojmë veten të kualifikuar, pasi kemi hedhur vetëm një hap drejt kualifikimit."