E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stop riciklimit në zgjedhjet e basketbollit shqiptar

Nga Gerti Carcani
Cudirat dhe të pathënat, kulisat dhe makinacionet në federatën e volejbollit, kurrsesi nuk mund të ishin dhe nuk mund të jenë më të vogla se sa një zyrë më tej, në rreshtin e gjatë të federatatave, atë të basketbollit. Prej kohësh një institucion I tillë ka mbetur në duar të vendimeve qarkulluese, prej kohësh një sport I tillë, ka xhiruar në vend, prej vitesh kryesia ka marrë trajtën e plotë të vizave ndarëse horizontal që shpesh një skaner në shëndetësi paraqet. Federata Shqiptare e Basketbollit ka qenë është, dhe nuk di…nëse do të vazhdojë të mbetet një "oqean" I madh përplasjesh dhe tavolinave në distancë, përpos edhe mbulimeve të përherëshme të shumë vendimeve antiligjore, të shumë vendimeve që kurrë nuk u zbardhën dhe që vazhdojnë të jenë pjesë e aktualitetit. Megjithatë, edhe sot e kësaj dite, askush në këtë federatë, por edhe në opinionin e basketbollit në vend nuk e kuptoi se përse, nga kush dhe me cfarë sinjali apo prirje erdhi provokimi I vetëlargimit të anëtarëve të kryesiese, për pasojë thirrjen e zgjedhjeve të reja, duke lënë në mesmandat një punë të besuar kohë më parë, një punë të nisur disa vite më parë. Disa dilema që nuk janë zbradhur ende, se përse është dhënë kjo dorëheqje në ambjentin e basketbollit shqiptar. Kryesia e deridjeshme e federatës së koshit, e besuar në votat e saj nga anëtarësia spontane në votë-dhënie, e ndarë në kampe dhe llogore të ndryshme nuk bëri gjë tjetër vecse krijoi të gjithë terrenin e plotë dhe të qetë për të vepruar në një amulli ku askush nuk dinte se cbëhej, përfshirë në vendime qarkulluese, që edhe sot e kësaj dite nuk ekzistojnë me numër protokolli, por akoma më shumë, për vendime që, edhe sot e kësaj dite nuk kanë qenë transparente për klubet e basketbollit shqiptar. Nga federate shqiptare e basketbollit, ajo që qenë e prangosur dhe ka vuajtur më shumë se gjithcka tjetër, ka qenë transparenca publike, për të pjesë të interesit, e asaj që dilte, si rrjedhojë e funksionimit të aparatit vendimmarrës dhe ekzekutiv, vendimeve, ndryshimeve, duke marrë si motiv vetëm një dicka të vogël në dukje, por shumë të rëndësishëm, komunikimin me publikun: E nëse nga KOKSH, Komiteti Olimpik Shqiptar vijnë edhe njoftimet më të vogla, për takime thjesht protokollare, kurrë në ambjentet e medias nuk ka ardhur qoftë edhe një ftesë e vogël zyrtare, një vendim I zbardhur I pseudo-kryesisë fragmentare, në ambjentet mediatike nuk është mësuar kurrë se kur dreqin mblidhen këta njerëz, përse mblidhen dhe se cfarë diskutohet. Anëtarët e kryesisë së basketbollit shqiptar (pjesa më e madhe), tashmë dhe e ricikluar në kandidim, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë mungesën e theksuar të iniciativës, kanë patur dhe vazhdojnë të kenë frikën dhe tendencën e moscënimit të interesave të ngushta, edhe nëse vendime të ndryshme shkelin rëndë atë që gatuhet, edhe nëse firma e tyre (nëse e kanë dhënë ndonjëherë të gjithë bashkë në një mbledhje), edhe nëse votra e tyre PRO në një mbledhje "të qetë" dhe "konsensuale" ka cënuar direct pozicionin e X-it apo Y-it klub apo individ. Pozicioni I tyre qëndrestar dhe nëjeherësh hermetik për atë që është bërë dhe që është kaluar, qëndresa e tyre, jo product I karakterit, por I stepjes për prishje ekuilibrash dhe qejfesh, ka bërë që zallamahia në vendimmarrje të lulëzojë dhe të kalojë mbi interesat legjitime, të kalojë mbi muret e një statuti që kurrë nuk u zbatua, por gjithmonë u përdhos, sepse atë rrugë zgjodhi kjo kryesi që iku. Një kryesi e basketbollit, (jo en-block por një pjesë e mirë e saj), kurrë nuk mbrojti interesat direkte, kurrë nuk ishte afër klubeve të basketbollit shqiptar, kurrrë nuk qëndroi në pozicione burrërie, kur bëhej fjalë për absurditete të gabuara, rrjedhojë e një pakti të fshehtë afat-shkurtër. Vetë ata, që deri dje drejtuan dhe që tashmë kërkojnë sërish votën, një pjesë e tyre fare mirë e dijnë që nuk kanë më se si t'u dalin përpara e t'u kërkojnë votën anëtarësisë. Për këto, por edhe për një mijë e një vakuume dhe motive të tjera. Një pjesë e tyre nuk kanë moral më të kërkojnë votë në asamblenë e së shtunës. Një pjesë e tyre nuk kanë më, më të voglin argument që salla t'u besojë se ata duhen cikluar sërish. Sepse, provat në basketbollin shqiptar janë ndër vite të dhënë e stërdhëna, dhe të gjitha kanë përfunduar në zgjedhje të gabuar të elektoratit të basketbollit shqiptar. Megjithatë, nga ajo që është bërë prezente, ata janë sërish në garë, ata janë sërish pjesë e hedhjes hi përpara syve, për ata "fakirë" që do të vijnë e do të votojnë (ndjesë për epitetin). Ata që ikën, përpara se të kërkojnë mandatin tjetër, një herë duhet të argumentojnë motivet e një largimi, dhe më pas të lënë postet dhe karriket. Ose minimalisht, të kërkojnë ndjesë përpara bazës së basketbollit në asamblenë e së shtunës, të argumentojnë përpara atyre që I kanë votuar në lashtësi e deri më sot, për atë që është bërë në basketbollin shqiptar. Sepse, vetëm normale nuk mund të quhen inkursionet e vazhdueshme ndër vite për njerëz dhe probleme të shumta, që nga një shkresë e thjeshtë, e deri tek ndonjë shkresë e "përbërë" dalë nga Thesari I shtetit, për cështje financash, e cila dhe kjo e fundit bën mirë të zbardhet, nëse do të ketë një fije transparencë. Duke ndarë kandidimin e kryesisë me atë të presidencës, tek kjo e fundit ka një lloj dallimi të vogël për të ndryshuar dicka, por "pako" e kandidaturave për kryesinë që sërish u serviren asamblesë së koshit shqiptar dhe atyre që do të votojnë të shtunën mbetet një riciklim I pastër I së kaluarës, ,betet një ricklim I plotë I asaj pjese që nuk ka se cfarë të sjellë më basketin shqiptar, I asaj pjesë që I ka humbur ndër vite inciativa dhe guximi për të ndaluar cudira në këtë sport. Tashmë mbas kaq vitesh një opinion për ta nuk është aspak një paragjykim, por një dëshmi e qartë e atyre që kërkojnë votën sërish, por që salla atë të shtunë kurrsesi nuk duhet të rinxitohet dhe të stërrnxitohet, apo të votojë në heshtje. Më mirë një votë e pavlefshme, apo edhe shumë të tillë, se sa një riciklim jo i drejtë, dhe sërish falls, klanor dhe intrigues për një pjesë të atyre që ikën dhe që "duan" sërish të kandidojnë. Stop, riciklimit...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›