Florent Pepsi: “Unë një Zidan në miniaturë”

Albania-sport - Të dielën, më 18 shkurt, Florent Pepsi, i cili aktivizohet me ekipin e famshëm zvicerian FC Basel, por me moshat U-16, do të udhëtojë për në Turqi. "Në program janë dy ndeshje miqësore, ku më e rëndësishmja është ajo kundër përfaqësueses së Bjellorusisë U-17, e më pas me një seleksion të të ekipeve të moshave, të qujtur Antalia U-16", thotë për Albania-sport.com, djaloshi i talentuar Florent Pepsi (170 cm, 64 kg), i cili pas tri muajsh do të mbushë 16-vjec (është lindur më 14.05.1991).
Djaloshi shqiptar autor i 8 golave në 12 ndeshje (golashënuesi i tretë më i mirë në ekip pas dy sulmuesëve) luan për ekipin e famshëm zvicerian FC Basel, e ndjek më vëmendje futbollin shqiptar përmes programeve satelitore dhe të internetit. "E ndjek rregullisht emisionin sportiv të ALSAT, Skaner Kampionat. Ekipi që më pelqen më shumë është Tirana. Personalisht vlerësoj lojën e Klodian Duros dhe Vioresin Sinani", shton Pepsi, që jep edhe një opinion të shkurtër për ekipin Kombëtar A. "Ndeshjet e Kombëtares i shohim me shumë kënaqësi, edhe pse shpesh herë na lëndon zëmra kur nuk marrim rezultatin e dëshiruar. "Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, por shpesh mungon organizmi dhe loja kolektive. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi futbolli tani është shumë kolektiv. Mbrojtja ka probleme më të mëdha, pasi bëhën gabime të pamevojshme", thotë Florenti. Mesfushori Pepsi (një tjetër tip "Maradone shqiptar") , prej tetë vjetësh të Akademia e Baselit (që nga mosha tetë vjec) vlerësohet nga trajneri i tij, Ëerner Mog si një nga kontribuesit më të rëndësishëm në 11 fitoret (dhe 1 barazim) në 12 takimet e fazës së parë, madje e konsideron shqiptarin një pasues të denjë të emrave të famshëm të dalë nga Akademia e Futbollit të FC Basel si janë vëllezërit Degen, Frei, Streler, etj., të cilët aktivizohen në nivelet e larta të futbollit profesionist. Florenti në repertorin ka gola kundër Ferencbaroshit, në Kampionatin Europian të ekipeve të moshës U-16, të zhvilluar në Pragë të Cekisë, ku FC Basel zuri vendin e dytë. Pepsi ka luajtur kundër formacioneve të moshave të Mancester Junaitid, Celsit, teksa goli i tij kundër Hertës së Berlinit në Kampionatin Botëror të 20 ekipeve të nga shkollat më të mëdha të futbollit, në të cilin FC Basel u rendit në vendin e 11, mbahet mend prej "skautistëve" të apasinuar pas talenteve.
"Lojtari im i preferuar është Zinedin Zidan, foton e të cilit e mbaj edhe në imazhin tim të MSN-së. Për fat të keq ai e la lojën e futbollit. Sa afër jam tipit të lojës së tij? Kam thuajse të njëjtin shikim të lojës në pasimet e topit, asistimet dhe shënimin e golave", përfundon për Albania-sport.com, Florent Pepsi, që shton se nëse ai do të kishte një ftesë nga Shqipëria U-17, do të tregonte vlerat e tij të vërteta. "Nuk do të zhgënjej"...
Dash Frashëri