E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e parakohshme, Feith: Vendosin vendorët

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith ka deklaruar, se udhëheqësit politik të vendit, janë ato që duhet të vendosin për zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2010.
"Megjithatë, unë do të theksoja në vitin 2010 para nesh kemi një politikë dhe agjendë sfiduese për ta zbatuar, siç dëshmon edhe Raporti i Progresit i Komisionit Evropian. Dhe, meqë është me rëndësi për Kosovën që të sigurojë raport më të mirë të progresit për vitin e ardhshëm, institucioneve u mbetet ta gjejnë mënyrën më të mirë për ta Oruajtur fokusin në reforma dhe në përmirësimin e qeverisjes", ka thënë Feith për gazetën "Infopress".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›