Vlorë, kapet i dënuari për fshehje krimi
Ka qenë dënuar nga një vendim gjykate për fshehje krimi, por i është fshehur uniformave blu. Por vetëm për gati një muaj sepse dje ka rënë në dorë të tyre dhe ata nuk kanë nguruar ti vendosin prangat. Kjo i ka ndodhur 26- vjecarit Klodian Hadëraj.
Ai ka qenë i pranishëm në disko "Kastelo" në lagjen Hajro Cakërri të qytetit të Vlorës rreth një muaj më parë, teksa një shtetas tjetër ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka rrezikuar jetën e disa shtetasve. Bashkë me të ka qenë edhe Hadëraj që më pas është larguar nga vendngjarja. Ka qenë Gjykata e Apelit në Vlorë që e ka dënuar atë me arrest me burg për këtë moskallëzim krimi, por ai ka mundur t'u shmanget uniformat blu. Kanë qenë ato që në mesditë e kanë diktuar në fshatin Kotë, pak km larg qytetit ku edhe ka lindur dhe nuk kanë nguruar ti vendosin prangat. Tashmë ai gjendet në dhomat e paraburgimit për tu përgjigjur për moskallëzim krimi.