E Diel, 1 Nëntor 2026

Katari shteti i 73-te qe njeh zyrtarisht Kosoven

Katari ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Këtë e konfirmoi edhe Ushtruesja e Detyrës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Vlora Çitaku. Sipas saj, ambasadori i Katarit i ka dorëzuar në Nju York, letrën e njohjes ambasadorit të Kosovës, Avni Spahiu.

Katari bëhet kështu shteti i 73-të që ka njohur Kosovën, dhe i pari për këtë vit. Katari që është një prej vendeve më të pasura në botë, gjendet në Gadishullin Arabik. Ai është anëtar i Konferencës Islamike dhe Lidhjes Arabe.

Alsat

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›