E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papunësia kokëçarje për Europën

Europa po kalon ditë “të zeza” ekonomike, jo vetëm sa i përket uljes së shifrave dhe mundësive të kreditimit, por edhe në rritjen e nivelit të papunësisë.

Niveli i papunësisë në 16 vendet e eurozonës gjatë muajit mars arriti rekordin e 10 për qindshit, ndërsa më shumë se 100 mijë njerëz mbetën pa punë vetëm gjatë muajit të kaluar.

Këto janë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane për Statistikë, Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostat-it, niveli i papunësisë në Spanjë arriti në 19.1 për qind ndërsa nga ana tjetër, Letonia ka një nivel rekord papunësie prej 22.3 për qind.

Për dallim nga këto dy vende, Gjermania përjetoi përparim në këtë fushë dhe uli papunësinë nga 7.4 në 7.3 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›