Katastrofa nuk tremb BP-në
Një alarm zjarri, që ishte vendosur në platformën e naftës së BP, në Gjirin e Meksikës, që ishte edhe zanafilla e katastrofës ekologjike ishte fikur.
Kjo është dëshmia e fundit e shefit të elektricistëve. Sipas deklaratës së tij, të bërë publike për qeverinë amerikane, që po merret me hetimin e çështjes, alarmi, që mund të kishte detektuar sasinë e madhe të naftës, ishte shuar në mënyrë që të mos i shqetësonte natën njerëzit që flinin.
Platforma e naftës, që kryente shpime në oqean, shpërtheu më 11 prillin e kaluar, duke shkaktuar një derdhje të jashtëzakonshme të arit të zi në oqean e duke shkaktuar një ndotje të jashtëzakonshme të deteve.
Sipas disa spekulimeve, shefi ekzekutiv i kompanisë, Tony Hayward, do të japë dorëheqjen të martën e ardhshme, pas presioneve të vazhdueshme nga bordi drejtues i kompanisë, për t’u larguar si pasojë e menaxhimit të keq të situatës.
Gjiganti britanik i naftës, që ka pësuar humbjen më të madhe në historinë e tij, që nga shpërthimi i prillit, do të publikojë po të martën rezultatet e saj për sa i përket humbjeve dhe ardhmërisë së kompanisë.
Ndërkaq kompania ka njoftuar se do të nisë shpimet në nën-detin e Libisë brenda pak javësh, pas një marrëveshjeje të nënshkruar me vendin afrikano-verior në vitin 2007.