E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tronditje dhe pikëllim në Gjermani

Parada e sivjetshme e dashurisë u shoqërua të shtunën nga një tragjedi e paparë: disa të rinj u ngjitën në disa shkallë dhe ranë nga lartësia.

Si pasojë humbën jetën të paktën 19 dhe u lënduan 340 njerëz

Në orët e vona të së shtunës mbrëma Parada e Dashurisë po vazhdonte ende.

Nga altoparlantët e mëdhenj të vendosur në hapësirat e stacionit të dikurshëm hekurudhor të mallrave në qytetin Duisburg, dëgjohej ende muzika techno, disa mijëra njerëz po vallëzonin dhe vazhdonin festën e tyre.

Ndërkohë që disa helikopterë shpëtimtarë po silleshin në ajër mbi vendin ku kishte ndodhur tragjedia, siç duket shumë prej pjesëmarrësve në paradë nuk e kishin kuptuar ende se çfarë kishte ndodhur.

Në mënyrë që të evitohet ndonjë panik masiv i mundshëm organizatorët vendosën që të mos ndërpresin menjëherë paradën. Wolfgang Rabe, drejtues i shtabit të krizës në qytetin e Duisburgut sqaroi se:

"Pas peshimit të të gjitha aspekteve të sigurisë shtabi i krizës së qytetit vendosi që të mos ndërpresë menjëherë aktivitetin. Ne deshëm që kjo shfaqje të mbarojë në qetësi dhe kështu të evitonim edhe ndonjë panik tjetër të mundshëm. Ne ndërpremë edhe trafikun urban në drejtim të qytetit Duisburg në mënyrë që të pengojmë dyndjen e mëtejshme të vizitorëve."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›