Zbulohet ana e errët e luftës në Afganistan
Në atë që është quajtur si rrjedhja më e madhe informative në historinë ushtarake të SHBA-së, tri botime kanë nxjerrë hollësira të atyre që ato thonë se janë mijëra incidente të pa-raportuara nga lufta në Afganistan.
Gazetat The Guardian e Londrës dhe New York Times si dhe revista gjermane, Der Spiegel, thonë se ato kanë marrë më shumë se 29 mijë faqe dokumente të fshehta ushtarake nga një organizatë, e quajtur Wikileaks, e cila tubon të dhëna nga njerëz të pakënaqur brenda organizatave të ndryshme të quajtur.
Në to jepen detaje për vrasjet e civilëve afganë nga forcat e NATO-s si dhe shqetësime të aleancës se Pakistani dhe Irani janë duke ndihmuar kryengritësit taleban.
Gazetari i gazetës The Guardian, David Leigh, tha se sasia e informacionit ishte e paprecedentë dhe mbulon informacione për çdo përplasje ushtarake në Afganistan, në periudhën nga viti 2004 deri në vitin 2009.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumenteve të nxjerra.
Shtëpia e Bardhë theksoi se dokumentet mbulonin periudhën përpara dhjetorit të vitit 2009, kur strategjia amerikane kishte ndryshuar nën drejtimin e administratës së presidentit Barack Obama.
Ajo theksoi se botimi i këtyre dokumenteve të fshehta rrezikon jetën e ushtarakëve të NATO-s dhe atyre afganë, si dhe kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Ambasadori i Pakistanit në SHBA , Hasan Hakani, hodhi poshtë akuzat se shërbimi i fshehtë i vendit të tij po ndihmon talebanët.
Ambasadori tha se Pakistani po bashkëpunon shumë ngushtë me partnerët e tij në Afganistan, në luftën kundër terrorizmit.
Këshilltari për siguri kombëtare i Obamës, James Jones, gjithashtu u shpreh i pakënaqur për shkak të publikimit të dokumenteve.
WikiLeaks postoi më shumë se 90 mijë dokumente në internet të dielën dhe theksoi se ato mbulojnë periudhën nga janari i vitit 2004, deri në dhjetor të vitit 2009.
Jones tha se WikiLeaks nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kontaktuar qeverinë amerikane, e cila mësoi për publikimin nga organet e shtypit.