E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katastrofë ajrore në Sudan, bilanci: 29 viktima

Enti kombëtar për aviacionin civil në Sudan ka nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e incidentit të ndodhur në pistën e uljes në Khartoum. Në këtë katastrofë kanë humbur jetën të paktën 29 persona. Pjesa më e madhe e 214 personave në bord ia dolën mbanë të largoheshin para se flakët të shpërthenin në avionin e kompanisë "Sudan Airways", që sipas zyrtarëve ishte ulur në pistë në kushtet e motit të keq. 14 pasagjerë, sipas zyrtarëve, mungojnë ende në apel. Kështu, autoritetet lokale kanë përgënjeshtruar një bilanc paraprak, sipas të cilit ishin mbi 100 viktimat e incidentit. Gjatë një stuhie, avioni, një airbus A310 i kompanisë "Sudan Airways", me në bord 203 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, kishte dalë nga pista dhe ishte përfshirë nga flakët. Avioni udhëtonte nga Amania në Jordani, përmes Damaskut. Zyrtarët sudanezë thonë se avioni kishte tentuar të ulej në Khartum më parë, gjatë ditës së martë, por nuk kishte mundur për shkak të një stuhie rëre dhe shiut të rrëmbyeshëm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›