E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, xhiro me biçikletë rreth kështjellës magjepsëse

Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, u zgjua herët në mëngjes dhe preferoi një shëtitje me biçikletë përreth kështjellës Schloss Meselberg, ku ai dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan bisedime. "Është një vend i mrekullueshëm për shëtitje me biçikletë", tha Bush para gazetarëve gjatë endjes së tij në parkun e kështjellës, përkrah kancelares Merkel. Prej së largu, Bush dhe Merkel shiheshin te bisedonin dhe bënin gjeste me njëri-tjetrin para se të shkreheshin në të qeshura. Bush gjendet në Gjermani në kuadër të turit të fundit të tij evropian si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai mbërriti në Gjermani të martën në mbrëmje dhe iu drejtua kryeqytetit italian, Romës, mbrëmjen e djeshme. E me këtë rast, Roma është blinduar. Bush do të qëndrojë për tri ditë në Itali dhe do të ketë një ndalesë të veçantë në Vatikan, ku edhe do të takohet me Papa Benediktin XVI. Më pas do të niset drejt Parisit dhe Londrës.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›