E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jo" MSA-së mes Serbisë dhe BE-së

Holanda njoftoi se nuk do ta ratifikojë një marrëveshje të rëndësishme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian për shkak të dështimit të Beogradit për të bashkëpunuar lidhur me kapje e të dyshuarve për krime lufte. Marrëveshja e Asocim-Stabilizimit me BE-në u paraprin bisedimeve zyrtare të anëtarësimit dhe ishte boshti kryesor i fitores së Presidentin pro-perëndimor Boris Tadiç në zgjedhjet e shkurtit dhe ato të bllokut të tij në zgjedhjet parlamentare të majit. Ministri i Jashtëm holandez, Maksim Verhagen, tha se vendimi për të kundërshtuar marrëveshjen në Parlamentin holandez u mor meqë Serbia nuk ka plotësuar premtimin për të bashkëpunuar me Gjykatën e Hagës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›