Flokët, kur marrin kot e na bëjnë qesharakë
Flokët, thonë, janë korniza e fytyrës sonë. Ka ditë që i kemi në formë, por edhe ditë që na krijojnë probleme dhe na e ndryshojnë krejtësisht për keq, duke na bërë shpesh edhe qesharakë. Ndonjëherë, floku i keq është rezultat i forcave të natyrës: shiut, erës, ujit. Por përveç tyre ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë te flokët si plakja që i bën ata të hirtë, apo edhe vetë rënia e flokëve te meshkujt. Ndaj për t‘u kujdesur ne i lyejmë, i mbjellim, i presim në modele që i përafrohen më shumë formës së fytyrës, apo tipareve të saj. Nga problemet me flokët, ose të paktën ditët e këqija me flokët nuk është askush imun, as ata që kanë miliona e mund të bënin flokë të florinjta po të dëshironin, e as yjet e kinemasë e modës që nuk kanë punë tjetër veçse të merren me pamjen e jashtme. Më poshtë janë fotot e disa personazheve të famshme të politikës dhe spektaklit në ditët e tyre të "këqija" me flokët.
Donald Trump
Është një nga personat më të pasur të botës e megjithatë, ka flokë shumë qesharakë e të çuditshëm. Gjithmonë në formë kaskete, gjysmë të bojatisur e tepër të çuditshëm kur fryn erë. Është një mister nëse ai i ka të vetët, apo e ka paruke cullufen që i mbulon ballin, por ajo gjithsesi, mbetet një karakteristikë e portretit të tij, tashmë e shndërruar edhe në shenjë të veçantë.
Sharon Stone
Është një nga rastet e rralla, kur Sharon ka gabuar. Si ka mundësi që ka bërë një kombinim të tillë të tmerrshëm mes flokëve të lyer krejtësisht me peroksid, të spërdredhur dhe mbi të gjitha me këtë buzëkuq që e nxjerr të tjetërsuar. Sikur ta dinte se sa e pakombinuar është nuk do ta kishte vënë buzën në gaz.
David Kameron
Është një nga yjet e politikës britanike, ndoshta Kryeministri i ardhshëm i vendit nëse konservatorët do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, por shpesh me flokët ka probleme. Në këtë foto të marrë nga një fjalim në Parlament, ai duket se më në fund pasi e ka provuar vizën majtas, e më pas djathtas ka vendosur që të zgjedhë qendrën. Por kjo nuk i shkon aspak.
Madona
E pasur, shumë trendi, një ikonë e gjallë. Të mos ketë pasur vallë kohë Madona të lyejë rrënjët e flokëve? Apo vallë nuk e ka vënë re se sa shumë i ka dalë e zeza e rrënjëve. Ndoshta e ka bërë edhe për modë dhe jo thjesht për neglizhencë, por gjithsesi, femrave që e shohin në këtë gjendje u lë një përshtypje jo të mirë.
Pol McKartni
Gratë zakonisht preferojnë që të ndryshojnë ngjyrën e flokëve ose për tendencë ose për të mbuluar thinjat e bardha. Edhe burrat e epokës moderne e bëjnë një gjë të tillë për të njëjtën arsye. Ka nga ata që vazhdojnë ta "nxijnë" //////////////kreshën e flokëve edhe në një moshë shumë të avancuar kur natyra e do që ata të ishin qenë krejtësisht të zbardhur. Këta "djalosharë" të palodhur kanë vazhdimisht dëshirë që të shfaqen të tillë, por duhet të kenë kujdes që të mos u dalë boja, sepse pastaj do të dukeshin shumë të pakëndshëm. Në një moment të tillë disi të dyshimtë është edhe bitëllsi Pol, i cili duhet të ishte treguar pak më i vëmendshëm te basetat e t‘u kishte vënë pak bojë para se të dilte në publik.
Fiona Shackleton
Kjo zonjë mund të jetë një nga avokatet më të zonja të Britanisë dhe nga ato gra që i kanë paratë pa fund, por me sa duket nga kjo foto ose i mungon shija, ose i mungon koha për të vënë rregull në kokën e saj, kupto flokët. Ky lloj stili mund të pranohej vetëm pas daljes nga dushi, e jo daljes para trupit gjykues.
Boris Xhonson
Djali i parë i Londrës është identifikuar tradicionalisht me stilin e tij të flokëve që ka qenë gjithmonë i çuditshëm, për të mos folur pastaj për ngjyrën verdhane në të bardhë që i ngjan më shumë një lakre sesa një koke njerëzore. Shpesh flokët e tij i kanë krahasuar me një parukë, por në fakt, ata janë të gjithë të vërtetë dhe gjithnjë në lëvizje, si edhe vetë kryebashkiaku energjik i Londrës.
Natali Portman
Kjo aktore bukuroshe nuk është e vetmja që ka marrë guximin t‘u shkojë flokëve një brisk në gradacionin 0. Në fakt, kjo sakrificë është bërë për qëllime profesionale, pasi në kohën kur aktorja vendosi këtë ndryshim të madh ishte në prag të luajtjes në filmin "H si Hakmarrja". Megjithatë, për fatin e saj të mirë ajo ka një kokë të bukur dhe herë pas here mund ta mbajë në këtë formë të zhveshur e të freskët pa pasur frikë se do t‘i bjerë nuri.
Kristofer Uolken
Ah, po, ky djalë do të mbahet mend veç roleve edhe për flokët e tij në formën e një furçe gati për t‘u ngjyer në bojë e për ta marrë murin mbarë. E veçanta e tij është se të gjitha rolet i
ka interpretuar me një floknajë të tillë edhe kur interpreton rolin e një baroni droge, por edhe në atë të lypsarit. Me sa duket i ka këta lloj flokësh për hajmali.