Katastrofe ne Zelande nje anije hedh 2 mije tone nafte ne det

Derdhja e naftës nga anija Rena që lundronte në brigjet e Zelandës së Re nën flamurin e Liberisë, ka krijuar një zonë të ndotur prej 5 kilometrash. Përpjekjet kanë nisur për të pastruar afërsisht 2 mijë tonë naftë nga anija, e cila ka ngecur 12 milje detare nga bregu.
Por rryma të fuqishme dhe erëra të forta, parashikohen të nisin në këtë zonë të bregut dhe përpjekjet do të vështirësihen mjaft. Kryeministri i Zelandës së Re, John Key tha se pyetje serioze duhet të gjejnë një përgjigje në lidhje se përse një anije transportuese mund të ngecte në cekëtirë në një nga pjesët më spektakolare të bregdetit, ku edhe dëmi në ekosistem dhe në gjallesat e rralla është shumë i madh.
Zyrtarët thonë se 20-30 tonë naftë tashmë janë shpërndarë në det në Gjirin e Bollëkut, një nga destinacionet kryesore turistike të Zelandës së Re, që nga e mërkura kur Rena ngeci në shkëmbinjtë detarë. Nëse anija dëmtohet më tej, apo thyhet, ajo mund të shpërndajë 1700 tonë karburant të rëndë në zonën që është shtëpi për balenat, delfinët, fokat, pinguinët dhe një varieteti të madh zogjsh. Ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet, katër anijë ushtarake ndodhen në zonë në përpjekje për të mos lejuar shpërndarjen e ndotjes.
Juli Prifti
Azhornuar së fundi ( e diel , 09 tetor 2011 )