E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia ne zgjedhje parlamentare. Sondazhet Tusk kryeson

Rreth 30 milionë njerëz me të drejtë vote zgjedhin sot në Poloni  460 deputetët e parlamentit. Sipas parashikimeve të fundit zgjedhore platforma liberalkonservatore qeverisëse e kryeministrit Donald Tusk ka vetëm epërsi të vogël.

Prandaj, nga gara sup më sup mund të dalë fitues edhe udhëheqësi nacionalkonservator i opozitës Jaroslav Kacinski.
Gjithsesi, gjasat janë që Platforma Qytetare e Tusk të mbetet në pushtet, edhe për katër vjet të tjerë, duke vazhduar rrugën e reformave ekonomike graduale dhe me lidhje të ngushta me Bashkimin Europian.

Sondazhet finale i japin avantazh të lehtë Donald Tusk, por ish-kryeministri impulsiv i vendit, një nacionalist konaservator dhe partia e tij Ligj dhe Drejtësi, Jaroslav Kaçinski, ka ngushtuar shumë distancën. Asnjë parti nuk do të jetë në gjendje të qeverisë e vetme Poloninë, dhe Tusk llogaritet të rikthejë abshkëpunimin me partnerët aktualë të koalicionit, partinë e Fshatarëve, nëse fiton zgjedhjet. Sondazhet tregojnë se një partner i ri koalicioni mund të dalë prej zgjedhjeve, Lëvizja Palikot e cila mbëhstet të drejtat e homoskeskualëve, abortin dhe legalizimin e dorgërave të lehta.

Tusk, që e nxori pa pasoja të mëdha vendin e 38 milionë banorëve nga kriza globale e 2008-2009, e portretizon vetën si garantues të stabilitetit, ndërsa rivali i tij kryesor, Kacinski premton përfshirje më të madhe të shtetit në ekonomi dhe rritjen e taksave për të pasurit.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›