E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidati socialist France Hollande perballe Sarkozy

Socialistët francezë ndodhen në prag të përzgjedhjes së kandidatit të tyre për zgjedhjet presidenciale, i cili do të përpiqet të nxjerrë jashtë Shans Elizesë, presidentin aktual Nikolas Sarkozy. Kështu, fushata brenda partisë hyri në një fazë të re, ndërsa nisi votimi mbarëkombëtar për përzgjedhjen e kandidatit të preferuar. Sondazhet tregojnë se shpresat më të mëdha socialistët i kanë vendosur tek kandidati Francois Hollande. Madje ky i fundit kryeson sondazhet edhe ndaj presidentit aktual Nikolas Sarkozy.

Gjithsesi, Hollande do të duhet të fitojë besimin e socialistëve, që të nisë garën me Sarkozi, dhe në zgjedhjet brenda partisë përballë tij gjenden kandidatë të tjerë të fortë. Martine Aubry, e cila aktualisht drejton partinë Socialiste është rivalja kryesore e Holande për biletën drejt presidencialeve. Në garë vazhdon të jetë edhe Segolene Royal, e cila humbi përballë Sarkozy-së në zgjedhjet e 2007-ës.

Zgjedhjet paraprake janë të hapura për të gjithë qytetarët me të drejtë vote në 2012, dhe socialistët shpresojnë të mbledhin opionionin e mbi 1 milionë personave. Në fund të këtij raundi, vetëm dy kandidatë do të shkojnë më tutje, me përjashtimin e rastit që një prej tyre, të grumbullojë 51 për qind të mbështetjes, menjëherë. Votuesve të kësaj të diele u është kërkuar të paguaajën 1 euro për pjesëmarrjen dhe të nënshkruajnë një deklaratë ku shprehen dakord me vlerat e partisë Socialiste.  

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›