Protestuesit sulmojnë ambasadën siriane në Berlin
Policia gjermane ka deklaruar se një grup protestuesish sulmuan ambasadën siriane në Berlin gjatë natës në një protestë kundër vrasjes së aktivistit kurd të opozitës në Siri dhe përdorimit të forcës nga trupat siriane kundër turmës në funeralin e këtij aktivisti.
Policia në Berlin thotë se rreth 24 protestues arritën të hyjnë në ndërtesë ku kanë shkaktuar disa dëme materiale.
Ambasadori i Sirisë, i cili jeton në këtë ndërtesë, ka thirrur policinë gjermane për ndihmë.
Policia tha se grupi u largua nga ambasada në mënyrë paqësore kur oficerët e policisë u bënë thirrje atyre që të largoheshin ndërsa bëhet e ditur se nuk ka pasur të arrestuar.