E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katczynski falënderon Rusinë

Vëllai binjak i presidentit të ndjerë polak, Lech Katczynski, tha se shpreson që rrëzimi i aeroplanit qeveritar polak në Rusi, do të çojë në ndryshime pozitive në marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë.

Me anë të një video-porosie, Jaroslav Katczynski, falënderoi rusët që ndihmuan polakët, që ndezën qirinj dhe ofruan simpatinë e tyre, pas tragjedisë që ndodhi në qytetin Smolensk, në Rusi.

Më 10 prill aeroplani qeveritar polak u rrëzua në Rusi. Në të gjendeshin presidenti me bashkëshorten dhe 94 zyrtarë të lartë të Polonisë.

Ata ishte paraparë të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore për 40 mijë oficerët polakë, të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat sovjetike në pyllin e Katynit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›