Merkel e humbë Nordhrein-Westfalinë?
Edhe pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në landin e Nordrhein-Westfalisë, ende nuk është vendosur çështja e pushtetit.
Rezultatet paraprake zyrtare flasin se me gjithë humbjen e konsiderueshme të CDU-së, me një fitore të 34,6 për qind të votave, ajo ndodhet para SPD që fitoi 34,5 për qind.
Të dyja partitë kanë fituar nga 67 mandate. FDP-ja si partneri aktual i koalicionit qeverisës me CDU-në, ka arritur të fitojë 6,7 për qind të votave dhe përfaqësohet në parlamentin e Düsseldorf-it me 13 deputetë.
Të Gjelbrit arrijnë me fitoren prej 12,1 për qind, rezultatin më të mirë deri tani në landin më të populluar të Gjermanisë dhe kanë 23 vende në parlament.
Të Majtët arritën të fitojnë 5,6 për qind dhe për herë të parë futen në parlamentin e landit me 11 deputetë. Kështu koalicioni aktual i qeverisë zi-verdhë, CDU dhe FDP ka rënë.
Megjithatë, as SPD-ja me të Gjelbrit dhe as CDU-ja me të Gjlbërit nuk arrijnë një shumicë absolute.
Landi i Nordrhein-Westfalisë në të ardhmen do të duhet të qeverisët nga një koalicion prej tri partive apo nga koalicioni I madh mes CDU-së dhe SPD-së.