Kate Beckinsale, serish vampire ne Underworld
TIRANE- E bukura Selenë është rikthyer, por këtë herë i duhet të përballet me armiq shumë të ndryshëm nga kundërshtarët e saj të mëparshëm si dhe të kujdeset për vajzën e saj, ekzistencën e të cilës as që nuk e dinte. Shpejt kupton se ajo ka një fuqi të jashtëzakonshme shkatërruese. Saga e Underworld dhe publiku i saj kishin një histori të lënë pezull. Pas dy kapitujve të parë kushtuar vampires së bukur Selenë, dashurisë së saj për hibridin Majkëll, luftës së tyre kundër gjakpirësve të korruptuar e Lycan gjithnjë e më të fuqishëm e të më tërbuar, ideuesi Len Wiseman do të bënte një kalim në të shkuarën, duke prodhuar një kapitull të tretë rreth një lufte shekullore. Dhe për të sqaruar më mirë fillesat e kësaj lufte do të duhej një kapitull i katërt i titulluar "Underworld: Awakening". Filmi që fillon projeksionet në kinema Millenium prej sot është drejtuar nga regjisorët suedezë Mans Marlind e Bjorn Stein dhe rikthen në ekranin e madh Kate Beckinsale. Në krah të saj edhe aktorët India Eisley, Michael Ealy e Charles Dance.
GRUA, NËNË, VAMPIRE
Për kënaqësinë e të gjithë fansave të Underworld Kate Beckinsale është rikthyer në rolin e vampires Selenë. Ndonëse thuhej se Beckinsale e kishte mbyllur me sagën duke menduar se bëhej fjalë për një trilogji, skenari i pjesës së katërt ia kishte ndërruar mendjen. Tashmë jo e drejtuar nga bashkëshorti i saj Len Wiseman, siç kishte ndodhur në episode e tjera. Por gjithsesi ai është sërish aty si producent dhe si skenarist bashkë me Michael Straczynski, Allison Burnett e të mirënjohurin John Hlavin. Përveç hiperteknologjisë së këtij kapitulli, i pari i sagës i xhiruar në 3D, që ka disa ngjashmëri me " Resident Evil" prezanton një personazh të ri - adoleshenten Eve - me qëllim afrimin e fansave të rinj të botës së vampirëve, krijuar nga fenomeni "The Twilight Saga".
(m.a/GSH/BalkanWeb)