Moti i keq, banorët në veri të izoluar prej 10 ditësh
TIRANË- Prej 10 ditësh vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Rrugë të bllokuara, situata emergjence shëndetësore, mungesa ushqimore.
Këto janë problemet me të cilat përballen banorët e zonave të bllokuara në Kukës, Dibër, Tropojë e Pukë, ndërkohë që dje nisi shpërndarja nga ajri dhe toka e pakove ushqimore në këto zona të izoluara.
Edhe sot rezultojnë të bllokuar akset Fushë Arrëz-Kukës, B.Curri-Fushë Arrëz. Janë të kalueshme me zinxhirë akset Pukë-Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, ndërkohë që të gjitha segmentet rurale në Pukë vazhdojnë të mbeten të bllokuara prej 10 ditësh.
Të bllokuara vazhdojnë të jenë akset Krumë-B. Curri, B.Curri-Qafe Morinë, Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec.
Ndërsa akset Kukës-Krumë, Morinë-Kalimash janë të kalueshme me zinxhirë.
(ma.ar/BalkanWeb)