E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore, Gramozi -Flamurtari 1-1

www.albania-sport.com - Gramozi “firmosi” rënien zyrtare nga Kategoria Superiore me një barazim prestigjioz me Flamurtarin (1-1) në Ersekë, në një ndeshje të zhvillua pa shikues.

Sulmuesi Armando Sadiku shënoi në minutën e 6-të për formacionin e Agim Canajt (goli i tij shtatë sezonal), duke sjellë jo pak shqetësim të Flamurtari.

Vlonjatët falë aftësive të jashtëzakonshme të golashënuesit të tyre më të mirë, Migen Memelli (81’), morën një pikë të çmuar në në Ersekëm, duke shmangur humbjen pas një serie prej pesë fitoresh rresht.

Për Migen Memelin ky ishte goli i tij i 11-të sezonal, duke u bërë një presion të hapur Elis Bakajt (Dinamos), Daniel Xhafajt (Besa) dhe Mlladen Bërkiç (Apolonia), të tre nga 13 gola, por që nuk realizuan këtë javë, madje Xhafaj humbi dhe një penallti kundër Shkumbinit.

Flamurtari u ngjit në kuotën e 40 pikëve, përpara se të përballet në Shkodër me Vllazninë, që ka një pikë më pak.

Ky ishte barazimi i parë midis dy skuadrave në tre takime, ku secila kanë një fitore.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 29
21.04.2010, 14:00

Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Ablaye Papa Diop 11’/ Elton Muçollari 17’, Vangjel Mile 69’

Besa-Shkumbini 2-0
Shënues: Bledi Shkëmbi 1’, Vioresin Sinani 57’

Tirana-Laçi 1-2
Shënues: Julian Ahmataj 10’/ Valdano Nimani 44’, Arlind Nora 73’

Kastrioti-Vllaznia 2-0
Shënues: Ivan Babic 62’ (p), Ivan Babiç 86’

Skënderbeu-Apolonia 1-1
Shënues: Klodian Asllani 54’/ Kenan Rakipovic 70’

Gramozi-Flamurtari 1-1
Shënues: Armando Sadiku 6’/ Migen Memelli 81’


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›