E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni-Shqipëri, miqësore më 27 maj 2008

Holandezi Ari Han do të jetë trajneri i shtatë i përfaqësueses shqiptare që do të përballet me Poloninë në ballafaqimin e 11-të midis dy kombëtareve respektive, përfshirë ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore. Han do të jetë gjithashtu, trajneri i tretë i huaj në bankinën e Shqipërisë që do të përballet me Poloninë, pas hungarezit Miklosh Vadas dhe gjermanit Hans Peter Brigele. Miqësorja e 27 majit kundër Polonisë të drejtuar nga holandezi Leo Benhaker është njëherësh edhe e pesta midis vendeve, qysh kur Polonia dhe Shqipëria u përballën për herë të parë, më 6 nëntor të vitit 1949, takim i përfunduar me fitoren e polakëve 2-1. Madje edhe ballafaqimi i fundit me Poloninë ka qenë një ndeshje miqësore, e zhvilluar më 29 maj 2005 në Szczecin dhe të humbur 1-0. (Klodian Duro ne foto gjate kesaj miqesoreje).
MIQËSORJA – Polonia ishte ndër tratativat e përhershme të trajnerit Ari Han, kjo dhe për faktin se polakët drejtohen nga një tjetër holandez i njohur si Leo Benhaker. Lajmi tani është zyrtar dhe i konfirmuar nga të dy federatat respektive. Në fakt, miqësorja me polakët (në një datë jo zyrtare) është një kthim nderi, pasi Shqipëria në drejtimin e gjermanit Hans Peter Brigel zhvilloi një takim të tillë më në Szczecin, ku komëtarja jonë humbi 1-0. E vetmja e panjhur e miqësores së dytë, që trajneri Han do të ketë në dispozicion është vendi ku do të luhet takimi, por gjithsesi nuk do të luhet në asnjë stadium shqiptar apo polak. Sipas Federatës Polake, takimi mund të luhet në Gjermani, një vend që Polonia e ka zgjedhur për përgatitjet që do të kryejë për finalet e Kampionatit Evropian të Futbollit ose në Zvicër. Në Gjermani, ndeshja mund të zhvillohet në Shtutgart, ndërsa në rast se do të zhvillohet në Zvicër, qyteti i zgjedhur është Zyrihu.
Posteri i ndeshjes se fundit miqesore Poloni-Shqiperi(1-0), 29 maj 2005

I KËNAQUR – Ari Han, trajneri i parë holandez në drejtimin e Shqipërisë, është shprehur i kënaqur për realizimin e kësaj miqësoreje që do të jetë e dyta për të, pas asaj që do zhvillohet në 26 mars në Tirasol të Moldavisë. Edhe në këtë takim, trajneri do të ketë mundësinë të shkojë gjendjen e kontigjentit të futbollistëve që kryesisht luajnë jashtë Shqipërisë. Data 27 maj, nuk është datë e fiksuar nga FIFA për ndeshje miqësore, por shumica e kampionateve në kontinent janë të janë të mbyllura, për shkak të Kampionatit Europian dhe trajneri Ari Han kërkon të përfitojë nga një gjë e tillë, falë edhe gatishmërisë së treguar nga bashkëatdhetari i rij, holandezi Leo Benhaker. 65-vjecari Benhaker, ashtu si Han është trajneri i parë holandez që drejton Poloninë, por edhe i pari i huaj që bankinën që la bosh Pavel Janes. Sa për kuriozitet, kontrata e Leo Benhakerit për edicionin eliminator të Euro 2008 ishte 600 mijë euro, ndërsa ajo e raportuar e Ari Han për eliminatoret "Afrika e Jugut 2010" është 300 mijë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›