E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnerët, gjashtë klube me tërmet 4 ballësh

Kategoria Superiore, apo Superliga sic na pëlqen ta etiketojmë kategorinë maksimale të kampionatit shqiptar, i 81-ti në botë për nga fortësia me 248 pikë (e dhënë kjo e Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, Anglia e para me 1.171 pikë), ofron një statistikë interesante: nga 12 ekipe, gjashtë i kanë "betonuar" trajnerët dhe gjashtë të tjera kanë ndërruar. Të gjitha së bashku kanë lëvizur 19 trajnerë. Rekordin e mban Skënderbeu i vendit të fundit me pesë trajnerë në drejtim të skuadrës. Cuditërisht, Tirana, kampionia në fuqi dhe rekordmenia e Shqipërisë me 23 trofe, brenda 19 javëve do të drejtohet nga trajneri i katërt i saj.
Të gjitha lëvizjet e trajnerëve
TIRANA: Sulejman Starova (java 1-3), Ardian Mema (4), Astrit Hafizi(5-18), Sulejman Mema (nga java 19)
TEUTA: Hysen Dedja (java 1-5), Gentian Begeja (6-12), Kristaq Mile (nga java 13 e në vazhdim)
BESA: Silviu Dumitresku (rumun, java 1-12), Ilirjan Haxhia (13), Sulejman Starova (nga java 14 e në vazhdim)
KASTRIOTI – Ramazan Ndreu (java 1-6), Vasil Bici (nga java 7 e në vazhdim)
SKËNDERBEU – Petrika Konomi (Java 1), Renato Rrapo (java 2, 12, 14-18 e në vazhdim), Faruk Sejdini (3-11), Shkëlqim Velo (java 13), Renato Rrapo (nga java 18).
BESËLIDHJA- Stavri Nica (java 1-2), Renato Kulli (3-13), Neptun Bajko (nga java 14)
TË "BETONUARIT"
Dinamo: Agim Canaj
Partizani: Hasan Lika
Flamurtari: Eqerem Memushi
Elbasani: Krenar Alihmeti
Vllaznia: Mirel Josa*
Shkumbini: Gugash Magani**
* U shkarkua nga drejtuesit, por pas protestës së tifozëve u rivotëbesua nga presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj.
** Dha dorëheqjen, por pas kërkesës së presidentit të Shkumbinit, Xhavit Ismaili u rikthye në detyrë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›