Kategoria e Parë, Elbasani – Bilishti 2-1Endri Dalipi i siguroi fitoren Elbasanit dhe vendin e dytë, tashme në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se Bylis i vendit të parë.

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Elbasani vuajti shumë jo pak për të marrë tri pikët nga sfida me Bilisht Sport, të mbyllur 2-1 në “Ruzhdi Bizhuta”. Eduard Rustemi shënoi në minutën e 33-të për Bilishtin duke befasuar verdheblutë e Muharrem Dostit, por Engert Kuçi barazoi pas vetëm 100 sekondash lojë. Në fundin e pjesës së parë, i zakonshmi Endri Dalipi i siguroi fitoren Elbasanit dhe vendin e dytë, tashme në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se Bylis i vendit të parë. Kjo ishte dhe ndeshja e parë historike midis dy formacioneve.
KATEGORIA E PARE
JAVA 14
12.12.2009
Kamza-Luftëtari 4-1
Pogradeci-Bylis 1-3
Lushnja-Skrapari 6-0
Elbasani-Bilishti 2-1
Memaliaj-Ada 0-1
Gramshi-Sopoti 3-0
Turbina-Besëlidhja 3-1
Burreli-Partizani 1-1
Numri i klikimeve - 919
E Shtune, 12 Dhjetor 2009