E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Lushnja – Skrapari 6-0Dorian Bubeqi, golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, realizoi një tripletë

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Lushnja zbërtheu Skraparin e vendit të fundit duke fituar me rezultatin tenistik 6-0 në “Roza Haxhiu”.

Dorian Bubeqi, golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë, realizoi një tripletë (14’, 22’ e  34’), përpara se t’ia linte radhën kapitenit Gentian Çela (49’) dhe 19-vjeçarit Brunild Pepa, autor i një dygolëshi (88’ e 90’). 

Lushnja konfirmoi vendin e tretë, por tashmë të shkëputur katër pikë nga vendi i katërt, i mbajtur nga Ada.

Për Skraparin (pa financa) kjo ishte humbja e 10-të në 14 javë.

KATEGORIA E PARE
JAVA 14
12.12.2009

Kamza-Luftëtari 4-1     
Pogradeci-Bylis     1-3
Lushnja-Skrapari 6-0   
Elbasani-Bilishti 2-1   
Memaliaj-Ada     0-1
Gramshi-Sopoti 3-0   
Turbina-Besëlidhja 3-1   
Burreli-Partizani 1-1

Numri i klikimeve - 918
  E Shtune, 12 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›