E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uejni Runi, nga prostituta te librat

Sulmuesi i Mançester Junaitid, Uejni Runi, së bashku dhe me “gjeniun” e Barcelonës, Lionel Mesi, është një nga dy lojtarët më të mirë në botë për momentin. Ylli anglez shënoi pa kaluar 64 sekonda lojë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve në humbjen kundër Bajernit të Munihut, por pak minuta para përfundimit të takimit dëmtoi kaviljen, duke dalë më paterica nga “Allianz Arena”.

Runi (i lindur më 24 tetor 1985) është një sulmues profilik dhe gjatë këtij sezoni ka realizuar 34 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë pesë gola në Ligën e Kampioneve. Ai është i njohur për qetësinë, lehtësinë dhe fuqinë për të goditur topin, por dhe pasionin e stilin e tij të veçantë të luajturit. Runi u takua me gruan e tij, Kolin MekLuflin, kur të dy ishin në vitin e fundit të shkollës së mesme.

U martuan, më 12 qershor 2008, pas gjashtë vjetësh lidhje, ndërkohë që Runi kishte pranuar se kishte shkuar me një prostitutë në vitin 2004 në Liverpul. “Isha i ri dhe budalla, dhe i papjekur. Desh humba Kolinën”, - tha ai më pas. Martesa e tyre u bë në një manastir afër Xhenoas së Italisë. Runi zotëron një vilë në Angli me një vlerë 4.5 milionë sterlina, por dhe shtëpi në Florida. Ka një qen francez, të cilin e ka blerë 1250 sterlina. Djali i tij, Kai Runi, ka lindur, më 2 nëntor 2009.

Runi, i cili më parë kishte pohuar se libri i tij më i preferuar ishte një biografi e boksierit legjendar Mohamed Ali, nënshkroi një kontratë të majme prej 5 milionë stërlinash për të shkruar biografinë e tij, një seri prej pesë vëllimesh.


Runi e nisi karrierën e tij me Evertonin, duke nisur të luajë në moshën tetë vjeçare. Debutoi në vitin 2002, 17 vjeç, dhe goli i tij i parë e bëri atë lojtarin më të ri në moshë që shënon në historinë e Premier Ligës. Pas dy sezoneve me Evertonin u ble për 26.5 milionë sterlina nga Mançester Junaitid (2004), duke fituar tre tituj kampionë në Angli, Ligën e Kampioneve në edicionin 2007-2008 dhe dy Kupa të Anglisë. Runi debutoi për Anglinë në vitin 2003 dhe në Euro 2004, ai u bë golashënuesi më i ri i këtij kompeticioni.

Dëmtimet e Runit

26 korrik 2003
Runi dëmtohet gjatë një ndeshje të Evertonit, ish-skuadrës së tij, në një miqësore kundër Rejnxhërsit, pas një përplasjeje të fortë me Bob Malkolm.

29 mars 2004
Runi dëmtoi kaviljen e tij në ndeshjen kundër Midëllsbrout në “Goodison” dhe e përkëqësoi atë gjatë ndeshje miqësore të Anglisë me Suedinë.

24 qershor 2004
Pasi shkëlqeu për Anglinë në Euro 2004 në Portugali, Runi u dëmtua në ndeshjen çerekfinale kundër vendit organizator. Runi u rikthye në shtator 2004.

29 prill 2006
Kur duheshin edhe gjashtë javë nga ndeshje e Anglisë kundër Paraguait në Kupën e Botës, Runi u dmëtua gjatë një përplasje me Ferreiran e Çelsit.

12 gusht 2007
Runi theu kaviljen për herë të tretë në tre vjet, kësaj radhe këmbën e majtë, kur Majkëll Duberi i Ridingut e shkeli atë jo me qëllim.

9 nëntor 2007
Një muaj pas rikthimit të tij, Runi dëmtoi kaviljen gjatë një stërvitje me Mançester Junaitid, duke humbur edhe ndeshen me Kroacinë për Euro 2008.

1 tetor 2008
Runi doli duke çaluar në ndeshjen kundër danëzëve të Alborgut, me nëj dëmtim të zakonshëm në kavilje, por ai u rikhtye tri ditë më pas kundër Bllekbërnit.

30 mars 2010
Pas një përplasjeje me sulmuesin e Bajernit, Mario Gomez, Runi e la ndeshjen i ndihmuar nga mjekët pasi dëmtoi kaviljen e tij të djathtë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 02 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›