Bamboo UAR përballë Croatia Appenzellit

Kampioni vjeshtor i Kosovës në futsall, FC Bamboo UAR, po vazhdon edhe më tej të organizojë ndeshje miqësore me skuadra të njohura ndërkombëtare.
Kështu, të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë prej orës 18:00, FC Bamboo UAR do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionin aktual të Zvicrës, FC Croatia Appenzell.
Menaxheri i klubit kosovar, Arian Henci tha se qëllimi i organizimit të kësaj ndeshjeje është matja e forcave me klubet e huaja.
“Bamboo është një klub i vogël, por me ambicie të mëdha. Pas suksesit që patëm në turneun ‘Adem Jashari’, vendosëm ta sjellim edhe një ekip tjetër të huaj, pra Croatia Appenzell, me qëllim që t’i krahasojmë cilësitë tona me ekipet e huaja, para se të garojmë në garat ndërkombëtare”, tha Henci në një konferencë për media të mbajtur të premten në kryeqytet.
Ai paralajmëroi se deri në muajin shtator, klubi kryeqytetas do ta organizojë edhe një miqësore tjetër në Prishtinë me ndonjë klub të madh evropian.
“Jemi në kontakte me kampionin e Turqisë, kampionin e Anglisë, kampionin e Gjermanisë dhe disa klube të tjera. Deri në muajin shtator do ta organizojmë edhe një miqësore tjetër me ndonjërën prej këtyre ekipeve”, theksoi Henci.
Ndërsa, kapiteni i FC Bamboo UAR, Suad Keqi tha se ekipi i tij do të përpiqet të shënojë fitore ndaj skuadrës zvicerane të shtunën. “Sigurisht që do të jetë ndeshje interesante dhe ia vlen të ketë numër të madh shikuesish. Edhe pse ndeshje miqësore, ne synojmë të fitojmë. Mendoj se jemi në formë pas përgatitjeve dymujore”, tha Keqi.
Kurse, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu përgëzoi FC Bamboo UAR për organizimet e tilla që po i bën vazhdimisht, duke theksuar se në këtë mënyrë kosovarët po dëshmojnë se sa shumë e duan lojën e futbollit, në kohën kur FFK-ja po përpiqet të inkuadrohet në FIFA e UEFA.