E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, Partizani – Elbasani

www.albania-sport.com - Partizani-Elbasani (13 prill, "Selman Stermasi") vlerësohet nga ekspertët si supersfida e javës së 25-të të Kategorisë së Parë, nisur edhe nga pozitat e afërta e dy skuadrave, që së bashku kanë fituar 17 tituj kampionë në Kategorinë Superiore.

Elbasani (vendi i dytë, 49 pikë) ka krijuar një diferencë prej +4 pikësh ndaj Partizanit (vendi i pestë, 44 pikë), tre prej të cilave pas fitores në ndeshjen direkte të fazës së parë të fituar 3-2 nga verdheblutë, falë një triplete historike të Renato Hyshmerit, e ku të kuqtë, të cilët kaluan dy herë në avantazh me anë të Klodian Alslanit (0-1) e Andrelis Pashajt (1-2), e mbyllën takimin me dhjetë lojtarë pas ndëhskimit të kapitenit Luan Pinari në pjesën e parë.

Të kuqtë e Gerti Haxhiut, të cilët nuk humbasin qysh nga humbja 0-2 në shtëpi me Lushnjën, më 21 nëntor 2009 (humbja e vetme në shtëpi), duke zhvilluar një fazë të dytë shumë efektive me 14 ndeshje pa humbje (9 fitore e 5 barazime), besojnë te forca e skuadrës, teksa klubi si rallëherë i ka grumbulluar lojtarët (në Durrës) dy ditë para takimit.

Partizani ka rezultate të mira në shtëpi, me 8 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërkohë që kundërshtari i ditës së martë, Elbasani, ka një performancë të dobët në transfertë: 4 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje, por që mbërrin në “big clash” në kryeqytet pas katër ndeshjes pa humbje, kur të fundit e ka pësuar kundër një tjetër skuadre kryeqytetase, në humbjen 2-1 kundër Kamzës (27 shkurt 2010), me të veçantën e takimit, pasi të tre golat u shënuan nga vëllezërit Dalipi: dy, Klevisi i Kamzës dhe një, Endri i Elbasanit.

Nëse Partizani vjen në sfidën kundër Elbasanit pas fitores 2-1 në Cërrik me Turbinën, verdheblutë e Krenar Alimehmetit mbërrijnë në Tiranë pas fitores 3-0 ndaj Gramshit. Edhe Elbasani është në “karantinë” 48 orë përpara derbit, teksa drejtuesit e klubit kanë vendosur edhe një shumë prej 10 milionë lekësh të vjetra për fitoren e dytë sezonale ndaj një rivali direkt për vendin e dytë si Partizani, që nga ana tjetër do të diskutojë një javës më pas, një tjetër sfidë për vendin e dytë, atë kundër Lushnjës, ndaj së cilës e ndajnë vetëm tri pikë.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›