E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Titulli vendoset në ndeshjen e fundit”

www.albania-sport.com - Presidenti i Interit, Masimo Morati, deklaroi se Roma e meriton kryesimin e Serisë A : “E meriton. Bëri një ndeshje të mirë dje (të dielën) dhe në përgjithësi ka bërë një fazë të dytë shumë të mirë, duke dëshmuar një vazhdimësi të rëndësishme”.

Roma fitoi 2-1 me Atalantën dhe tashmë ka një një pikë më shumë se zikaltërit, kur mungojnë edhe pesë ndeshje nga përfundimi i sezonit. Një diferencë minimale, që e lë luftën për titull akoma të hapur.

“Një pikë më shumë apo më pak, mund të jetë e rëndësishme midis skuadrave në këto pesë ndeshje të fundit. Interi duhet të besojë te titulli? Do të doja ta shihja mirë, besojmë pa dyshim”, -tha bosi zikaltër.

Me gjithë bllokimin në shtëpi kundër Katanias, Morati nuk beson se Milan është jashtë luftës për titull. Kuqezinjtë, që nuk kanë fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi, janë katër pikë larg nga Roma kryesuese.

“Janë me tri pikë distancë nga ne, katër nga Roma, por megjithatë gjithçka është e hapur”, - siguron padroni i Interit. “Është shumë interesante për ju gazetarët, pak më pak per ne. Tani e rëndësishme është të qëndrojmë të përqendruar, por besoj se skuadrës sime nuk i ka munguar kjo dhe nuk besoj se është ky problemi”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 12 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›