Kategoria e Pare. Rezultatet e Javes I

Skrapari, debutuesja historike e Kategorisë së Parë regjistroi pikën e parë, pas barazimit të arritur në shtëpi me Apoloninë (0-0) e rikthyer nga Superliga. "Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, dhe mund ta meritonim edhe fitoren", - u shpreh në linjë telefonike, trajneri i Skraparit, Luftar Guri. Ndryshe nga skuadra fierake, Luftëtari i Gjirokastrës, i drejtuar nga Ylli Shehu, arriti një fitore të pastër 3-0 kundër Burrelit. Rezultatin më të thellë e realizoi Bylis i drejtuar nga Vangjel Capo që fitoi 5-1 me Sopotin e Librazhdit. Fitore në transfertë në javën e parë arritën Erzeni i Shijakut ndaj Dajtit debutues (1-0) dhe ADA e Velipojës me Gramshin (3-1). Naftëtari fitoi derbin me Tomorrin (1-0), ndërsa Pogradeci mposhti 2-0 Tepelenën. Laci dhe Lushnja u ndanë në barazim 1-1. Neser zhvillohet edhe takimi i fundit i javës së parë: Bilishti Sport-Turbina.
KATEGORIA E PARE
JAVA I
DAJTI-ERZENI 0-1
POGRADECI-TEPELENA 2-0
BYLIS-SOPOTI 5-1
GRAMSHI-ADA 1-3
SKRAPARI-APOLLONIA 0-0
LACI-LUSHNJA 1-1
NAFTËTARI-TOMORRI 1-0
LUFTËTARI-BURRELI 3-0
BILISHTI-TURBINA (neser)
RENDITJA ND P
1. Erzeni 1 3
2. ADA 1 3
3. Bylis 1 3
4. Luftëtari 1 3
5. Naftëtari 1 3
6. Laci 1 1
7. Lushnja 1 1
8. Skrapari 1 1
9. Apolonia 1 1
10.Tomori 1 0
11.Dajti 1 0
12.Tepelena 1 0
13.Gramshi 1 0
14.Sopoti 1 0
15.Bilishti 0 0
16.Turbina 0 0