E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani nuk fal as Vllaznine. Vendos goli i Bakajt

Partizani ia doli të fitojë me Vllazninë në kryendeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore, me golin e shënuar nga Elis Bakaj në minutën e 27-të. Ndeshja u zhvillua nën dritën e projektorëve të "Qemal Stafës" (ora 19:00) dhe u transmetua direkt nga televizioni Vizion Plus. Të kuqtë zhvilluan një lojë me agresive duke bërë të pavlefshme edhe ato pak sulme të Vllaznisë. Trajneri Lika bëri tri zëvendësime në pjesën e dytë, ku shënohet debutimi me fanellën e "Demave të kuq" i mesfushorit Blendi Shkëmbi, i cili zuri vendin e sulmuesit Arbër Ablialiaj, në një ditë shumë të errët. Kjo ishte dhe fitorja e 58 në 128 ballafaqimet me shkodranët. Partizani, që është duke bërë një start të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, dominoi takimin dhe kishte raste të tjera për të dyfishuar rezultatin. Vllaznia regjistroi humbjen e dytë rresht dhe në tri javët e para të këtij kampionati ka marrë një pikë nga nëntë të mundshme. Një fillim shumë i keq për një skuadër që e nisi sezonin me pretendimin për të fituar titullin kampion.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III
SKËNDERBEU-TIRANA 4-2
SHKUMBINI-BESËLIDHJA 2-1
ELBASANI-TEUTA 1-0
BESA-FLAMURTARI 2-0
DINAMO-KASTRIOTI 4-0
PARTIZANI-VLLAZNIA 1-0

RENDITJA ND P
1. Dinamo 3 9
2. Besa 3 9
3. Partizani 3 9
4. Flamurtari 3 6
5. Elbasani 3 4
6. Tirana 3 3
7. Kastrioti 3 3
8. Teuta 3 3
19.Shkumbini 3 3
10.Skënderbeu 3 3
11.Vllaznia 3 1
12.Besëlidhja 3 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›