Superliga, Java e 3-te. Rezultatet

Debutim spektakolar me fitore i Faruk Sejdinit në bankinën e Skënderbeut; pesë fitore të ekipeve vendase; dy trigolësh nga kroati i Dinamos, Pejic dhe korcari Ngjela, tri ndeshje pa pësuar gol i Elvis Kotorri, humbja e dytë e Tiranës në tri javët e para: janë statistikat thelbësore të javës së tretë.
Portieri i Dinamos, Elvis Kotori vendosi një rekord personal me tri ndeshje pa pësuar gol me fanellën blu, ndërsa formacioni i drejtuar nga Agim Canaj arriti fitoren e tretë në tri javët e para dhe të dytën me rezultatin 4-0. Kroati Pero Pejic (32', 65', 65') shënoi një tripletë kundër krutanëve, ndërkohë që i talentuari Sebino Plaku (45') vendosi edhe ai emrin e tij kundër skuadrës modeste nga Kruja, që e përfundoi takimin me nëntë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Shametiti (20') dhe Arifaj (80').
Dinamo morri komandën e renditjes, e ndjekur po me 9 pikë nga Besa, që fitoi në Kavajë me Flamurtarin me rezultatin e pastër 2-0. Për skuadrën e drejtuar nga rumuni Silviu Dumitresku nga Bledar Mancaku (10') dhe Endene Ekokan (81'). Për Flamurtarin kjo ishte edhe humbja e parë në të vetmen ndeshje të zhvilluar në transfertë.
Skëndërbeu i drejtuar tashmë nga veterani i bankinave, Faruk Sejdini, mund të konsiderohet edhe fituesi i madh i javës së 3-të. Kampioni i Kategorisë së Parë mposhti me një "poker" golash rekordmenen shqiptare, Tiranën (4-2), edhe pse bardheblutë e Starovës kaluan në avantazh, me anë të Jetmir Sefës (3') dhe barazuan përkohësisht rezultatin (2-2) me anë të Klodian Duros (44'). Marius Ngjela, me tri golat e tij (7, 44, 81'), ishte edhe heroi i takimit, ndërkohë që te goli shkoi edhe Ligoraq Tiko (75'). Kjo ishte humbja e dytë e Tiranës në këtë fillim sezoni në të dy takimet e zhvilluara në transfertë, c'ka mund të rezultojë në një krizë aspak të tolerueshme, ndryshe nga ajo situatë e kaluar pa ndëshkime me dëshirën e donatorëve, pas humbjes me Flamurtarin.
Elbasani arriti një fitore shumë të mundimshme me Teutën rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar nga Skerdi Bejzade. Për formacionin e Krenar Alimehmetit kjo ishte fitorja e parë në tri javët e para, ndërsa Teuta, pas atij fillimi befasues me Skënderbeun në Korcë (3-1) pësoi humbjen e dytë rresht. Një situatë jo e mirë për skuadrën durrsake, që mund të sjellë edhe ndonjë vendim të papritur të presidentit Edmond Hasanbelliu.
Edhe Shkumbini, ekipi tjetër pritës, arriti fitoren e parë duke marrë dhe tri pikët e para përballë një Besëlidhje, gjitmonë e me më shumë probleme. Skuadra peqinase e drejtuar nga Gugash Magani, që në takimin me lezhjanët pati dhe aktivizimin e Saimir Patushit dhe Rezart Dabullës fitoi 2-1 me Besëlidhjen. Gentian Stojku (24') dhe Saimir Patushi (74') shënuan për Shkumbinin, ndërsa për Besëlidhjen realizoi Goce Petrovski (43').
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III
SKËNDERBEU-TIRANA 4-2
SHKUMBINI-BESËLIDHJA 2-1
ELBASANI-TEUTA 1-0
BESA-FLAMURTARI 2-0
DINAMO-KASTRIOTI 4-0
PARTIZANI-VLLAZNIA, ora 19:00
RENDITJA ND P
1. Dinamo 3 9
2. Besa 3 9
3. Flamurtari 3 6
4. Partizani 2 6
5. Elbasani 3 4
6. Tirana 3 3
7. Kastrioti 3 3
8. Teuta 3 3
19.Shkumbini 3 3
10.Skënderbeu 3 3
11.Vllaznia 2 1
12.Besëlidhja 3 0
Golashenuesit me te mire te kampionatit te futbollit te kategorise superiore jane:
4 gola: Ngjela (Skenderbeu)
3 gola: Pejic (Dinamo), Xhihani (Besa)
2 gola: Hysa (Teuta), Veliu (Flamurtari), Elokan (Besa), Tiko (Skenderbeu), Sefa (Tirana)
1 gol: Kuli, Allmuca, Vincentic, Diop, Poci, Plaku (Dinamo), Dragusha (Teuta), Muzaka, Abilaliaj, Gjyla (Partizani), Dalipi, Stojku, Patushi (Shkumbini), Junior, Strati (Flamurtari), Roshi, Petrovski (Beselidhja), Turdiu, Rizvanolli (Kastrioti), Fortuzi, Duro (Tirana), Mancaku (Besa), Bejzade (Elbasani),